mormon.org Në mbarë botën

Liria për të Zgjedhur

Plani i Perëndisë Përfshin Lirinë e Zgjedhjes

Përfytyroni sikur dilni për të ngrënë dhe porositni një sallatë dhe të vijë kamerieri e t’ju thotë se nuk mund ta merrni dhe që në vend të saj duhet të merrni supë. Si do të ndiheshit? Zgjedhja midis supës dhe sallatës është krejtësisht e padëmshme, por ajo tregon një veti të natyrës njerëzore: neve nuk na pëlqen të detyrohemi në vendime që jemi në gjendje t’i marrim vetë. Ne e kundërshtojmë detyrimin. Edhe kur përballemi me vendime më të rëndësishme, nga ato me përfshirje morali, është e rëndësishme që ne të zgjedhim vetë. Perëndia na dha lirinë e zgjedhjes dhe gjithmonë do ta respektojë lirinë tonë për të bërë zgjedhje. Ndërkohë që jemi “përgjegjës" për zgjedhjet tona (Doktrina e Besëlidhje 101:78) dhe gjithmonë do të ketë pasoja për ato zgjedhje si të mira edhe të këqija, Perëndia nuk e ka miratuar kurrë përdorimin e forcës. Në fakt, Perëndia nxit shpirtin e lirisë dhe Ai e di se shpirti njerëzor kërkon liri që t’i shërbejë dhe të besojë efektivisht tek Ai. Ai i tha Adamit dhe Evës të mos e hanin frutin e ndaluar, por Ai gjithashtu tha: “megjithatë, ti mund të zgjedhësh vetë". (Moisiu 3:17)

Është e rëndësishme që të mos e shkelim lirinë e njerëzve të tjerë në ndjekje të lirisë sonë. Edhe kur e ndjejmë se mënyra jonë e të menduarit mund të jetë për “të mirën vetjake" të dikujt tjetër, është me rëndësi që secili të ketë të drejtën e opinionit dhe të bindjeve të veta.

Bërja e Zgjedhjeve të Vështira

Të qenit tolerant dhe jogjykues mund të jenë veti të mira, që ruajnë të drejtën që të gjithë të zgjedhin vetë. Por të mos bërit asgjë është një zgjedhje në vetvete dhe një zgjedhje jo shumë e mirë. As nuk është lënia e njerëzve të tjerë, institucioneve shoqërore apo politike të marrin vendime për ju. Për shembull, thjesht ngaqë shumë filma e paraqesin intimitetin para martese si krejt të pranueshëm, nuk do të thotë se është ashtu. Karakteri ynë do të zhvillohet dhe përmirësohet kur bëjmë zgjedhje të bazuara në atë që është moralisht e drejtë. Dhe pavarësisht nga urtësia mbizotëruese, ka vërtet të drejtë dhe të gabuar në botë. E vërteta nuk është relative dhe mëkati nuk është thjesht “gjykim vlere" nga një person i pandriçuar.

Jo shumë kohë përpara, Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, tregoi një histori nga koha kur ai ishte një ushtar i ri në Luftën II Botërore. Një grup “ushtarësh të rrahur në karrierë të vështirë" po e intervistonin për shkollën e kandidatëve për oficerë. Ata e pyetën nëse besonte se standardi moral duhej ulur gjatë kohës së luftës, për shkak të stresit të luftimit. Presidenti Faust ndjeu se po i sugjeronin se duhej dhe pyeti veten nëse do të fitonte pikë duke rënë dakord me idenë. Në fund, gjithsesi, ai thjesht tha: “Unë nuk besoj se ka një standard të dyfishtë për moralin". Ai u pranua përfundimisht për në shkollën e kandidatëve për oficerë, ndoshta nga vendosmëria e tij për të bërë çka ishte e drejtë ngaqë ishte e drejtë, edhe kur ishte e vështirë.

Mormonëve të rinj beqarë shpesh u bëhen pyetje si: “Si është e mundur që ju nuk keni fjetur kurrë me ndonjë?! A nuk doni të keni marrëdhënie seksuale?" Të duash [të kesh marrëdhënie seksuale], thotë një e re, është plotësisht jashtë teme. “Thjesht të duash diçka vështirë se është orientim i përshtatshëm për sjellje morale." Një prind me fëmijë të vegjël mund të dojë të flejë pas orës 6 të mëngjesit dhe i lë fëmijët të kujdesen për veten e tyre ose e lë punën e tij për të bërë diçka më argëtuese. Një prind i përgjegjshëm zgjedh të bëjë të gjitha llojet e sakrificave. Kërkohet disiplinë për të zgjedhur të drejtën. Ironike është se sa më të disiplinuar të jemi dhe sa më të drejta të jenë zgjedhjet tona, aq më shumë liri kemi. Mëkati i kufizon zgjedhjet tona të ardhshme: droga, alkooli, pabesia bëhen shpejt vartësi nga të cilat bëhet shumë e vështirë të çlirohesh. Vartësia bëhet padroni dhe ne skllevër të saj. Shpërdorimi i lirisë priret të paralizojë.

Kurajë Morale

Për shkak se përfitojnë nga këndvështrimi historik, librat e historisë munden ndonjëherë të thjeshtësojnë gjëra që kanë përçarë popuj ndër vite. Njëra palë del dhe duket me mendim korrekt dhe të drejtë, ndërsa pala tjetër duket si “njerëz të ligj" dritëshkurtër. Të menduarit rreth polemikave që na dalin sot përpara, gjithsesi, e bën më të lehtë të shihet sa e vështirë mund të jetë sot të dallosh cili është “drejt" dhe cili është “gabim". Të marrësh qëndrim në një çështje si kjo është e vështirë, sidomos nëse qëndrimi tuaj nuk është i pëlqyeshëm.

Mormonët nxiten që ta mbrojnë atë që besojnë, pavarësisht nga opinioni mbizotërues. Mund të mos jetë e lehtë, e pëlqyer ose argëtuese. Ndonjëherë të mbash një qëndrim do të thotë ta bësh veten objekt talljeje, përgojimi ose madje abuzimi fizik. Në një situatë të tillë, një person mund të mbështetet te Zoti që ta ndihmojë të ruajë bindjet e veta. Ai pret që ne të bëjmë atë që besojmë se është e drejtë në çfarëdo situate, dhe Ai do të na ndihmojë të kemi kurajën morale ta bëjmë. Nuk është e mjaftueshme t’i shmangemi problemit ose të qëndrojmë urtë. Shmangia mund të jetë ndonjëherë mëkat më vete. Ne veprojmë ashtu siç bëri Jezusi kur mbrojmë atë që besojmë dhe ndërmarrim veprim.

Asnjanësia Politike

Edhe pse besojmë në marrjen e një qëndrimi në çështje morale, si Kishë ne qëndrojmë të paanshëm në çështje të politikave partiake. Udhëheqësit e Kishës nuk diktojnë se cilin kandidat duhet të votojnë mormonët edhe nëse një kandidat nuk është dakord me pozicionin e deklaruar publikisht të Kishës. As nuk u dikton politikë zyrtarëve të zgjedhur që janë mormonë. Kisha mund t’u komunikojë atyre pikëpamjet e saj, njësoj siç do të bënte me çdo zyrtar tjetër të zgjedhur, por ajo e pranon se këta burra apo gra duhet të bëjnë zgjedhjet e veta bazuar në gjykimin e tyre më të mirë dhe duke marrë parasysh grupet e njerëzve prej të cilëve u zgjodhën që t’i përfaqësojnë. Mormonët e radhitin veten me çfarëdo partie politike që besojnë se përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre individuale.