mormon.org Në mbarë botën

Urdhërimet e
Perëndisë

Drejtim Hyjnor

A kujtoni se si prindërit tanë na mësonin rregulla kur ishim të rinj? Rregulla si të mos luanim në rrugë ose të mos luanim me shkrepëse. A kujtoni se si ndonjëherë rregullat dukeshin si barrë, sikur prindërit tanë i kishin shpikur ato për të na ndaluar nga bërja e gjërave që vërtet donim të bënim – gjërat që mendonim se do të na bënin të lumtur? Ndërsa rritemi ne mësojmë sa të rëndësishme janë këto rregulla, se si mund të ishim plagosur rëndë ose madje vrarë nëse nuk do të ishim bindur.

Ashtu siç na rritën prindërit tanë, Perëndia na jep urdhërime që na ndihmojnë të jemi të përqendruar në atë që është më e rëndësishme dhe si të qëndrojmë të sigurt. I gjithë drejtimi i Tij synon të na mbajë të sigurt, të na ndihmojë të qëndrojmë pranë Tij dhe, në fund, të na japë më shumë liri dhe lumturi.

Fjala “urdhërim" mund të na bëjë t’i mendojmë Dhjetë Urdhërimet – si një listë me “Ti Nuk Duhet" – Perëndia jo vetëm na tregon se çfarë nuk duhet të bëjmë, por Ai na tregon gjithashtu se çfarë duhet të bëjmë. Shpresa e Tij e madhe është për lumturinë tonë të përjetshme, në mënyrë që të jemi të sigurt se urdhërimet e Tij nuk janë rregulla kufizuese, por janë udhëzim hyjnor që synon të na mbrojë nga lëndimi dhe të na çojë në mënyra më të mira jetese.

Dy Urdhërimet e Mëdha

Bindja jonë ndaj urdhërimeve të Perëndisë vjen nga dëshira jonë për të treguar dashurinë tonë për Të, për bashkëqeniet tona njerëzore dhe për veten tonë. Ndërsa Jezu Krishti ishte në tokë, një burrë e pyeti: “Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?" Jezusi u përgjigj,

Jezu Krishti na mëson në këto pak rreshta se në zemrën e të gjitha këtyre “bëj dhe mos bëj" është një përqendrim te të dashurit e Perëndisë dhe të dashurit e njerëzve përreth nesh. Teksa mendojmë rreth urdhërimeve të renditura më poshtë, është me dobi të shqyrtojmë se si lidhet secila prej tyre me këto dy urdhërime themelore.

Lutuni shpesh

Secili mund të lutet, kudo dhe në çdo kohë. Qofshim të gjunjëzuar, të ulur apo në këmbë, duke u lutur me zë ose në qetësi, duke u lutur në grup ose vetë, Perëndia do të na dëgjojë dhe do të na përgjigjet. Lutja është aq e lehtë dhe aq e thjeshtë sa nuk mund ta vlerësojmë se çfarë privilegji është. Ajo është një linjë komunikimi e drejtpërdrejtë me Atin tonë Qiellor i cili dëshiron të na ndihmojë për gjithë problemet dhe pyetjet tona. Edhe pse Ai mund të mos na përgjigjet menjëherë ose në mënyrën që presim, ne besojmë te shkrimet e shenjta kur thonë: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet" (Mateu 7:7).

Ne urdhërohemi të lutemi shpesh, sepse sa më shumë që flasim me Perëndinë, aq më shumë do të jemi të hapur për drejtimin e Tij në sfidat që ndeshim. Ky është një shembull se si bekimet e urdhërimit e tejkalojnë peshën e përpjekjes që kërkojnë.

Studioni Shkrimet e Shenjta

Shumica e shkrimeve të shenjta u shkrua më se një mijë vite përpara, ndaj mund të jetë e vështirë të përfytyrosh se si leximi i tyre mund të na ndihmojë ne këtu dhe tani. Por gjersa urtësia e Perëndisë është pa kohë, ne mund t’i lexojmë shkrimet e shenjta dhe t’i zbatojmë mësimet e tyre në jetën tonë. Ndoshta mund të marrim një ngritje në punë për të cilën gëzohemi, por gjithashtu nervozohemi ngaqë nuk do të jemi në gjendje ta përmbushim. Kjo mund të duket si një ankth thjesht laik – për të cilin nuk do të mund të gjejmë ndihmë në shkrimet e shenjta – por tregimi mbi Perëndinë që thërret Enokun për të profetizuar mund të na ndihmojë ta kontrollojmë frikën tonë. Pasi Perëndia i kërkoi atij t’i urdhëronte njerëzit e ligj rreth tij që të pendoheshin, Enoku pyet me përulësi, “Përse është që unë kam gjetur favor në sytë e tu dhe unë nuk jam veçse një djalosh [ … ]; sepse unë jam i ngadaltë në të folur; si rrjedhim, a jam unë shërbëtori yt?" Zoti e siguron Enokun duke i thënë, Moisiu 6:31–32

Enoku bën atë që Zoti e urdhëron dhe bëhet një profet gojëtar, që e ndihmon popullin e tij për të ndryshuar zemrën. Sprova e tij na mëson se Perëndia do të na ndihmojë të zhvillojmë aftësinë për të bërë gjëra që ne nuk e dinim se mundemi, për sa kohë përdorim besimin tek Ai.

Urdhërimi për të studiuar shkrimet e shenjta është shumë i ngjashëm me urdhërimin për t’u lutur shpesh. Perëndia do që t’i lexojmë fjalët e Tij sepse ato na ndihmojnë të dimë vullnetin e Tij dhe ndjekja e vullnetit të Perëndisë është gjithmonë në interesin tonë më të mirë. Shkrimet e shenjta përmbajnë gjërat që Perëndia u ka zbuluar fëmijëve të Tij nëpërmjet profetëve.

Mbajeni të Shenjtë Ditën e Shabatit

Në këtë epokë, e diela ka filluar të ndihet si çdo ditë tjetër. Shumë nga ne duhet të punojmë dhe pas kësaj përpiqemi të mbarojmë gjithçka tjetër që nuk arritëm ta bënim të shtunën. Duket sikur fundjava ndihet më e ngarkuar sesa pjesa tjetër e javës. Por e diela, ose shabati, është kohë për të adhuruar Perëndinë dhe për të na dhënë një pushim nga detyrimet tona të përditshme. Pasi krijoi tokën në gjashtë ditë, Perëndia e la mënjanë të shtatën si ditë pushimi dhe kujtimi. Të dielën ne mund të shpenzojmë kohë me miqtë dhe familjen, të vizitojmë të sëmurët apo të vetmuarit, të shpenzojmë kohë shtesë për të studiuar shkrimet e shenjta dhe për të shkuar në Kishë. Në Kishë ne këndojmë, lutemi dhe diskutojmë ungjillin me anëtarë të tjerë të bashkësisë, dhe gjithashtu marrim sakramentin në kujtim të Shpëtimtarit. Në Kishë mormonët marrin pjesë në sakrament duke ngrënë bukë dhe pirë ujë që ishte përgatitur për të simbolizuar trupin dhe gjakun e Jezu Krishtit. Ne mund t’ia kushtojmë atë kohë meditimit mbi atë se si Jezu Krishti mund të na ndihmojë dhe të mendojmë rreth asaj se si ne mund t’i mbajmë më mirë besëlidhjet që kemi bërë me Të.

Përveç që na jep një pushim nga streset e javës së punës, mbajtja e shenjtë e ditës së Shabatit tregon respekt për Perëndinë dhe na kujton që të ngadalësojmë jetën tonë të zënë për t’i dhënë falënderime Krijuesit tonë. E diela është një ditë për të parë përpara, një ditë kur ne gëzojmë gjërat që vërtet kanë rëndësi.

Pagëzimi dhe Konfirmimi

Një nga qëllimet e pagëzimit është që simbolikisht të lajmë mëkatet tona, por edhe Jezu Krishti i cili jetoi një jetë të përsosur, u pagëzua. Jezusi u pagëzua sepse është një urdhërim dhe ai donte të jepte një shembull të përsosur të bindjes ndaj udhëheqjes hyjnore të Atit Qiellor.

Ordinancat e pagëzimit dhe konfirmimit janë një mënyrë që ne të tregojmë se jemi të gatshëm të marrim përsipër emrin e Jezu Krishtit, që do të thotë të bëhemi të krishterë dhe të bëjmë më të mirën që të jetojmë gjithmonë sipas kësaj. Së pari, ne pagëzohemi duke u zhytur nën ujë dhe ngritur përsëri lart nga një person që ka autoritet nga Perëndia për ta bërë këtë. Ky veprim simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit, varrimin dhe ringjalljen, dhe ai përfaqëson gjithashtu fundin e jetës sonë të vjetër dhe fillimin e një jete të re si dishepuj të Tij. Pasi pagëzohemi, një person me autoritet vendos duart e tij mbi kokën tonë, na jep të drejtën të marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe na konfirmon si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Ndiq Profetin

A keni dëgjuar ndonjëherë dikë të tregojë një anë të një historie, pastaj keni dëgjuar dikë tjetër të tregojë anën e kundërt dhe të dy variantet të tingëllojnë të vërtetë? Me kaq shumë njerëz dhe opinione që garojnë për vëmendjen tonë, si vendosim për çfarë të besojmë? Që të na ndihmojë të dimë vullnetin e Tij – të na ndihmojë të kuptojmë çfarë është e vërtetë – Perëndia thërret profetë dhe apostuj për të vepruar si zëdhënës të Tij. Një profet është një burrë besnik, i drejtë i zgjedhur nga Perëndia për të folur për Të këtu në tokë. Apostujt janë profetë të zgjedhur nga Perëndia që të jenë dëshmitarë të veçantë të Jezu Krishtit dhe hyjnisë së Tij. Me qëllim që të flasin për Perëndinë, profetët dhe apostujt duhet të kenë priftërinë ose autoritetin hyjnor, që kërkohet për një përgjegjësi të tillë të shenjtë.

Perëndia ka thirrur profetë gjatë gjithë historisë. Në Bibël lexojmë rreth profetëve si Adami, Abrahami, Moisiu, Pali dhe shumë të tjerë. Ne besojmë se Perëndia gjithashtu ka thirrur profetë për të na udhëhequr ne sot. Jozef Smithi ishte profeti i parë i thirrur në periudhën ose brezin e tanishëm ungjillor të Kishës, dhe ka pasur gjithmonë një profet në tokë qysh atëherë. Njeriu i thirrur për të folur për Perëndinë dhe për të udhëhequr kishën e Tij sot quhet Tomas S. Monson.

Duke na kërkuar të ndjekim profetët, Perëndia po na kërkon vërtet të qëndrojmë pranë Tij, pikërisht siç na kërkon të lutemi shpesh dhe të lexojmë shkrimet e shenjta. Dëgjimi i profetëve na ndihmon të mësojmë ose ri-mësojmë atë që duhet të bëjmë për të pranuar Shlyerjen e Jezu Krishtit e të bëhemi të denjë për të gjitha bekimet që Perëndia dëshiron të na japë. Perëndia premton se ata që ndjekin profetët, “janë trashëgimtarët e mbretërisë së Perëdisë" (Mosia 15:11).

Bindiuni Dhjetë Urdhërimeve

Pasi Moisiu i udhëhoqi fëmijët e Izraelit jashtë robërisë, ai shkoi në majën e malit Sinai dhe foli me Perëndinë. Kur Moisiu zbriti nga mali, ai kishte Dhjetë Urdhërime që Zoti ia pati zbuluar atij të skalitura në pllaka guri. Ne i ndjekim ato urdhërime sot, mijëra vite më vonë.

Jetoni Ligjin e Dëlirësisë

Fuqia e lindjes është pjesë e shenjtë e planit të Perëndisë. Ajo është një shprehje dashurie dhe e lejon burrin dhe gruan të krijojnë jetë. Perëndia ka urdhëruar që kjo fuqi dhe ky privilegj për marrëdhënie seksuale ekziston vetëm midis një burri dhe një gruaje që janë ligjërisht të martuar. Ky urdhërim quhet ligji i dëlirësisë. Ai kërkon ndalim të seksit përpara martesës dhe korrektesë dhe besnikëri të plotë ndaj bashkëshortit/es pas martese. Perëndia pret nga ne që t’i mbajmë mendimet tona të pastra dhe të jemi modestë në veshjen, të folurën dhe veprimet tona (Mateu 5:27–28).  Ne gjithashtu duhet të shmangim shikimin e pornografisë dhe përfshirjen në marrëdhënie homoseksuale.

Ne e kuptojmë se parimet e ligjit të dëlirësisë e veçojnë Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe mund të tingëllojnë të ngurta për pjesën tjetër të botës, por prapë bekime të mëdha të paqes, vetërespektit dhe vetëkontrollit vijnë nga bindja ndaj këtij urdhërimi.

Bindiuni Fjalës së Urtësisë

Gjërat që i konsumojmë dhe nuk i konsumojmë janë disa nga treguesit më të dukshëm të besimit tonë dhe ato vijnë nga besimi ynë se trupat tanë janë dhurata të çmuara nga Perëndia. Ne besojmë se Ai na ka udhëzuar se sa mirë duhet të kujdesemi për to. Ai i zbuloi një ligj për shëndetin, i quajtur Fjala e Urtësisë, Jozef Smithit në 1833-in. Fjala e Urtësisë ndalon pirjen e alkoolit, kafesë e çajit dhe përdorimin e duhanit. Ajo nënkupton gjithashtu se ne nuk përdorim droga të paligjshme apo keqpërdorim droga recetash.

Fjala e Urtësisë gjithashtu na nxit që të konsumojmë mjaft fruta dhe perime që janë të stinës, mjaft brumëra dhe sasi të matur mishi. Ai na kujton që t’i konsumojmë këto gjëra “me maturi dhe falënderim" (Doktrina e Besëlidhje 89:11). Krahas këtij udhëzimi të qartë, Kisha na mëson që në përgjithësi të bëjmë një jetë të shëndetshme duke bërë gjumë të mjaftueshëm, duke bërë ushtrime rregullisht dhe duke shmangur dieta të skajshme. Fjala e Urtësisë na tregon se Perëndia është i shqetësuar për shëndetin tonë fizik ashtu si edhe për shëndetin tonë shpirtëror. Duke shkurajuar përdorimin e gjërave që mund të jenë zakonformuese, ajo thekson sa i rëndësishëm është vullneti ynë i lirë. Kur jemi në vartësi të diçkaje si duhani ose të pirët – dhe kjo është gjithashtu e vërtetë me ndonjë sjellje tjetër vartësie – ne bëhemi të nënshtruar ndaj asaj gjëje. Ne kemi një aftësi të pakësuar për të marrë vendimet tona dhe për të kontrolluar jetën tonë.

Gjersa qëllimi ynë i ardhjes në tokë është të mësojmë dhe të rritemi duke marrë vendime vetë, ne mund të shohim përse Perëndia do të na kërkonte të qëndronim larg gjërave që e pengojnë vullnetin tonë të lirë. Kur e mbajmë Fjalën e Urtësisë, Perëndia na premton jo vetëm shëndet më të mirë, por gjithashtu “urtësi dhe thesare të mëdha diturie" (Doktrina e Besëlidhje 89:19). Të jetuarit e Fjalës së Urtësisë është një çelës që na ndihmon të marrim udhëzim nga Shpirti i Perëndisë.

Mbani Ligjin e së Dhjetës

Kthimi i një pjese të asaj me të cilën Zoti na bekon, na lejon që të kontribuojmë në punën e Tij në tokë. Pagimi i së dhjetës do të thotë t’i japim një të dhjetën e të ardhurave tona Kishës që të përdoret për punën e Perëndisë këtu në tokë. Disa njerëz mendojnë se tingëllon si vështirësi por nuk është – është një bekim. Qysh në kohë të lashta, Perëndia i ka kërkuar popullit të vet të mbajë ligjin e së dhjetës.

Dhjetë për qind e të ardhurave tona mund të tingëllojë shumë, sidomos për shumë prej nesh që tashmë ndiejnë se po jetojmë në kufi të buxheteve tona. Por nëse e mbajmë ligjin e së dhjetës, Perëndia premton “t’i hap pragjet e qiellit dhe do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini" (Malakia 3:10).

Një bekim mund të marrë shumë forma. Ndonjëherë bekohemi thjesht për të qenë të aftë të bëjmë më shumë me më pak, të gjejmë mënyra për të kursyer para që nuk na i pakësojnë lumturinë. Shpesh akti i thjeshtë i nxjerrjes së dhjetë për qind nga paga jonë bën që ta shpenzojmë nëntëdhjetë për qindëshin tjetër të buxhetit më me kujdes dhe të jetuarit me buxhet na bën që ta përdorim paranë më urtësisht. Çfarëdo forme që merr bekimi, pagimi i së dhjetës na kujton se gjërat e Perëndisë zgjasin më shumë se gjërat e botës. Ai na ndihmon të kujtojmë, gjithashtu, se gjithçka që kemi vjen nga Perëndia dhe ne mund ta tregojmë mirënjohjen tonë për Të duke kthyer përsëri një pjesë të vogël.

Respektoni Ligjin e Agjërimit

Një herë në muaj, Perëndia na kërkon të agjërojmë, ose të mos hamë dhe pimë për dy vakte. Nëse ka probleme shëndeti apo moshe (të tilla si shumë i ri) agjërimi mund të ndryshohet për t’iu përshtatur rrethanave vetjake. Por të agjëruarit pa lutje, thonë disa, është thjesht të rrish i uritur. Ne zgjedhim një nevojë apo çështje konkrete që kemi dhe lutemi për ndihmë ndërsa agjërojmë. Moisiu, Davidi, Esteri, Jezusi dhe shumë të tjerë agjëruan me qëllim që të jenë më afër Perëndisë dhe më pranues ndaj udhërrëfimit të Tij. Ne shohim se, kur agjërojmë dhe lutemi me besim, ne jemi më të përulur dhe më të aftë të ndiejmë dashurinë e Perëndisë dhe të kuptojmë vullnetin e Tij. Agjërimi tregon gjithashtu se ne jemi të gatshëm e të aftë të kontrollojmë dëshirat e trupit tonë, gjë e cila mund të na ndihmojë kur sprova të tjera e kërkojnë atë lloj force.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e veçon të dielën e parë të çdo muaji si kohë kur anëtarëve u kërkohet të agjërojnë. Ne nxitemi të bëjmë oferta agjërimi në këto ditë, që është një dhurim monetar (të paktën i barabartë me vlerën e dy vakteve ushqim) që shkon për të ndihmuar të varfrit që kanë nevojë për ushqim dhe strehë. Në këtë mënyrë ligji i agjërimit na kujton jo vetëm se Perëndia është Ati ynë në Qiell që do të na përgjigjet kur e kërkojmë, por gjithashtu që njerëzit përreth nesh janë vëllezër dhe motra dhe se

Mbajeni dhe Nderojeni Ligjin

Ne besojmë te bindja ndaj ligjeve të vendit ku ne jetojmë (Nenet e Besimit 1:12).  Mormonët janë këshilluar të jenë qytetarë të mirë, të marrin pjesë në qeveri civile dhe në procesin politik dhe të shërbejnë në komunitetet tona si qytetarë aktivë, të interesuar.

Bindje e Vetëdijshme

Perëndia nuk do që ne ta ndjekim udhëzimin e tij verbërisht ose nga frika e ndëshkimit. Ai do që të ushtrojmë bindje të vetëdijshme nga vetë vullneti ynë i lirë. Ne duhet të fitojmë dëshminë, ose besimin tonë vetjak, se urdhërimet vërtet vijnë prej Tij dhe na ndihmojnë të jetojmë një jetë më të lumtur. Për ta fituar këtë dëshmi, ne duhet të përdorim besimin. Ne duhet të kemi dëshirë të vërtetë dhe duhet të jemi të gatshëm të bëjmë punën e nevojshme për t’i ditur këto gjëra.
Në Librin e Mormonit, Ati Qiellor bën premtimin e mëposhtëm:

Ne mund ta dimë vetë se këto gjëra janë të vërteta. Kur e dimë se diçka është e vërtetë, ne do të duam të jetojmë sipas saj pjesën tjetër të jetës sonë. Urdhërimet nuk do të ndihen si rregulla arbitrare nga një Perëndi pa lidhje me jetën tonë. Ato do të ndihen si udhëzim hyjnor që na ndihmojnë të drejtohemi në rrëmujën e jetës në tokë. Ne do të shohim përfitimet e ndjekjes së këtij udhërrëfimi në jetën tonë të përditshme dhe do të kemi një ndjesi më të fortë paqeje dhe shpirtshmërie.