mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Tessa

  • Tessa Winger
  • Tessa Winger
  • Tessa Winger
  • Tessa Winger
  • Tessa Winger
  • Tessa Winger
  • Tessa Winger
  • Tessa Winger

Rreth Meje

Një vit e gjysmë më parë unë isha e zënë duke gëzuar jetën time si bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël (mosha 3 dhe 2 vjeç) dhe duke rregulluar për një lëvizje të fundit për në bregun lindor. Unë po ndihmoja një mësuese parashkollore sezonale për bijën time dhe po përpiqesha të mbaja një shtëpi si shtëpiake. Jeta ishte e shkëlqyer! Mes gjithë kësaj, unë u diagnostikova me Limfomë Hodgkins, kancer në fazën IV. Që atëherë jeta ime ka qenë një shakullinë takimesh me mjekë dhe trajtime me kimioterapi, ndërsa përpiqesha të isha bashkëshortja dhe nëna më e mirë që mundesha. Iu nënshtrova një transplanti në palcën kurrizore dhe më në fund arrita lehtësim vetëm për t’u diagnostikuar përsëri në shkurt 2012… Kanceri u rikthye dhe unë po e luftoj përsëri me trajtimet e përparuara më të fundit dhe do të bëj diku gjatë kësaj vere transplantim të palcës së kockave nga vëllai im. Unë munda t’ia dal me mbështetjen e Perëndisë, të një komuniteti të gatshëm për të siguruar mbajtjen e fëmijëve, ushqimeve dhe lutjeve, si dhe të një bashkëshorti të mrekullueshëm dhe të afërmve, dhe besimit të forcuar nga përvoja ime e parë me kancerin dymbëdhjetë vite më parë.

Përse Jam Mormon

Unë jam mormone për shkak të besimit tim në Perëndi dhe besimit tim të fortë te rëndësia e familjes. Unë besoj me gjithë zemër se familja ime mund të arrijë lumturi dhe jetë të përjetshme nëpërmjet mësimeve të Jezu Krishtit. Kisha mormone e mbështet këtë besim dhe siguron programe dhe mësime që e ndihmojnë familjen time të punojë drejt potencialit tonë të plotë.

Ngjarje Personale

Pjesëmarrja në shërbimet e Kishës më ndihmon të qëndroj e përqendruar gjatë gjithë rrëmujës në pjesën tjetër të javës. Dëshmitë vetjake i dëgjoj përherë kur unë përpiqem të ndërtoj vetë dëshminë time dhe të përforcoj besimin tim vetjak.

Si e jetoj unë besimin tim

Unë e jetoj besimin tim duke bërë lutje të përditshme vetjake dhe familjare. Unë u mësoj fëmijëve të mi dashuri e dhembshuri dhe cilësi të tjera të Jezu Krishtit. Unë përpiqem ta trajtoj fqinjin tim siç besoj se Shpëtimtari do të bënte. Unë marr pjesë në shërbimet e Kishës të dielën dhe ndihmoj në mësimdhënien për fëmijët e moshave 3-12 vjeç, që më ndihmon të vazhdoj të mësoj dhe ta kuptoj më mirë ungjillin.