mormon.org Në mbarë botën

Pyetje që Bëhen Rëndom

Çfarë besojnë mormonët rreth natyrës së Perëndisë?

Përgjigje Zyrtare

Perëndia është i përsosur, tërësisht i ditur dhe tërësisht i fuqishëm; sunduesi i universit. Ai është gjithashtu i mëshirshëm, i mirë dhe i drejtë. Ai është Ati ynë në Qiell. Ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij. (Zanafilla 1:27). Ai ka një trup që duket si yni, por trupi i Perëndisë është i pavdekshëm, i përsosur dhe ka një lavdi që fjalët nuk mund ta përshkruajnë. Ngaqë ne jemi fëmijët e Tij, Ai e njeh dhe e do secilin prej nesh individualisht. Ai ka një plan për t’i ndihmuar fëmijët e Tij të gjejnë gëzim në këtë jetë dhe të kthehen të jetojnë me Të kur kjo jetë të mbarojë.

Lexoni përgjigje nga mormonë të tjerë…