mormon.org Në mbarë botën

Takohuni
me Misionarët

Kush janë Misionarët?

Misionarët le të më Kontaktojnë:

Faleminderit që kërkuat misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ata duhet t’ju kontaktojnë brenda pak ditësh.

Ju lutemi kontrolloni fushat e kërkuara më poshtë.

Përse këta të rinj dhe të reja zgjedhin të veshin uniformat e tyre dhe të enden rrugëve në zona të panjohura të botës për dy vjet? Kisha e Zotit ka qenë gjithmonë një kishë misionare. Ashtu si Jezu Krishti dhe dishepujt e Tij predikonin ungjillin, më shumë se 84.000 misionarë për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po përhapin fjalën e Tij sot. Ata janë thirrur të predikojnë ungjillin e Jezu Krishtit në të gjitha anët e botës. Shumica e misionarëve janë rreth 20 vjeç, edhe pse shumë çifte të martuarish më të moshuar kanë zgjedhur gjithashtu të shërbejnë. Misionarët e lënë vullnetarisht shkollën, punën dhe daljet në takime për rreth dy vjet, me qëllim që t’i shërbejnë Zotit me shpenzimet e veta.

Komunikimi me familjen është madje i kufizuar vetëm me letra e mesazhe elektronike dhe thirrjet telefonike shumë rastësore, kështu që ata të mund të përqendrohen me gjithë zemër në shërbimin e Zotit dhe të njerëzve ku ata shërbejnë. Gjatë dy viteve të shërbimit me kohë të plotë ata ia përkushtojnë veten studimit, takimit me njerëz dhe dhënies mësim rreth Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij të rivendosur. Puna e tyre është punë dashurie dhe shumica e misionarëve përfundojnë duke ndier se kanë marrë më shumë sesa kanë dhënë duke shërbyer.

Çfarë të Presësh

misionarë – duke vizituar

Ju do të kontaktoheni brenda dy deri tre ditësh. Misionarë meshkuj ose femra mund të takohen me ju në shtëpinë tuaj ku ju do të jeni ndoshta më rehat, ose, nëse parapëlqeni, në një nga kishat tona apo në ndonjë vend tjetër publik. Një vizitë e zakonshme zgjat rreth 45 minuta, edhe pse mund të shkurtohet sipas programit tuaj. Misionarët do t’ju paraqesin besimet tona bazë – të tilla si besimi, pendimi dhe bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë – dhe do të diskutojnë çfarëdo pyetje tjetër që mund të keni rreth Kishës ose rreth fesë apo jetës në përgjithësi. Këto takime së bashku janë shumë të lirshme. Juve nuk do t’ju kërkohet që të blini ndonjë gjë apo të bëni dhurim, por vetëm të mësoni më shumë rreth Kishës që ka aq shumë rëndësi për ne.

Nëse gjërat që misionarët ndajnë janë interesante dhe me rëndësi për ju, ju mund të vendosni një takim tjetër që t’i diskutoni ato më thellë dhe të mësoni më shumë. Ata mund t’ju japin një Libër Mormoni dhe do t’ju shoqërojnë në mbledhje të kishës, në mënyrë që të shihni vetë se mbi çfarë është besimi ynë.