mormon.org Në mbarë botën

Libri i Mormonit

Fjala e Perëndisë

Kërkoni një kopje pa pagesë të Librit të Mormonit

Misionarët po japin kopje të Librit të Mormonit në të gjithë botën, edhe ndërkohë që ju po e lexoni këtë. Pra, çfarë është ky libër? Gjersa ai jepet falas, përse aq shumë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e llogarisin Librin e Mormonit si një nga gjërat e tyre më të çmueshme? Çfarë lloj libri mund të bëjë që aq shumë lexues të ndryshojnë jetën e tyre, mendjen e tyre dhe zemrën e tyre? Çfarë lloj libri mund t’u përgjigjet pyetjeve jetësore në dukje me pamundësi përgjigjeje?

Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë, si Bibla. Është Shkrim i Shenjtë, me formë dhe përmbajtje të ngjashme me atë të Biblës. Të dy librat përmbajnë udhërrëfim nga Perëndia siç i është zbuluar profetëve, si dhe ndodhi fetare të qytetërimeve të ndryshme. Ndërkohë që Bibla është shkruar nga dhe rreth njerëzve në tokën e Izraelit e të zonave përreth, dhe fillon nga krijimi i botës deri pak pas vdekjes së Jezu Krishtit, Libri i Mormonit përmban historinë dhe punët e Perëndisë me njerëzit që jetuan në Amerikë rreth periudhës midis 600 pr.K. dhe 400 ps.K. Profetët në Librin e Mormonit shënuan punët e Perëndisë me popullin e Tij, që u hartuan nga një profet i quajtur Mormon në fletë ari.

Përpara se këta të krishterë besnikë të vdisnin, anali i tyre ishte fshehur i sigurt. Jozef Smithi i mori këto anale të lashta në 1827-ën dhe me dhuratën dhe fuqinë e Perëndisë qe në gjendje t’i përkthente shkrimet e lashta në atë që ne kemi sot. Libri i Mormonit, bashkë me Biblën, dëshmon se Jezu Krishti është Shëlbuesi ynë hyjnor dhe se, duke jetuar sipas ungjillit të Tij, ne mund të gjejmë paqe në këtë jetë dhe lumturi të përjetshme në jetën që do të vijë.

Përkthyer nëpërmjet Fuqisë së Perëndisë

Kur Jozef Smithi qe 21 vjeç, një engjëll i quajtur Moroni i dha atij analet e lashta. Jozefi kishte pak arsim formal dhe nuk e njihte gjuhën e lashtë të shkruar në fletët metalike prej ari, por ai qe në gjendje t’i përkthente ato sepse Perëndia i dha atij dhuratën dhe fuqinë për ta bërë këtë. Përkthimi mori më pak se tre muaj dhe në 1830, 5.000 kopje të Librit të Mormonit u botuan në Palmira të Nju-Jorkut. Perëndia e zgjodhi Jozefin si profet, shikues, zbulues dhe përkthyes për të rivendosur Kishën e Jezu Krishtit në kohën e sotme dhe Libri i Mormonit qe thelbësor për këtë rivendosje. Jozef Smithit iu dha një thirrje e jashtëzakonshme dhe, ngaqë e mbajti veten të denjë për bekimet e qiellit, ai qe në gjendje t’i sillte botës Librin e Mormonit.

Mësoni më shumë rreth Jozef Smithit

Libri i Mormonit Dëshmon për Krishtin

Ne besojmë se pasja besim në Jezu Krisht është hapi i parë në kuptimin e ungjillit dhe marrjen e lumturisë së përjetshme që Perëndia Ati ynë Qiellor do për ne. Por nga vjen ai besim? Si mund të arrijmë të besojmë se Jezu Krishti është Shpëtimtari nëse nuk dimë kush është Ai ose çfarë bëri Ai? Ne mund të zhvillojmë besim në Jezu Krisht duke lexuar rreth Tij në shkrimet e shenjta dhe duke u lutur të dimë nëse ajo që kemi lexuar është e vërtetë.

Faqja e titullit thotë se qëllimi i Librit të Mormonit është të na bindë të gjithëve “se JEZUSI është KRISHTI, PERËNDIA I AMSHUAR, që ua shfaqi veten të gjitha kombeve". Ai u shkrua të na ndihmojë të zhvillojmë një njohuri të vërtetë për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij në tokë. Libri i Mormonit ripohon atë që mësojmë nga Bibla, se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë që erdhi në tokë për të na ndihmuar të kapërcejmë mëkatet tona. Popujt në Librin e Mormonit, nefitët dhe lamanitët, shënuan dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin. Shumë prej profetëve që shkruan analet që përbëjnë Librin e Mormonit e panë personalisht Krishtin, ashtu siç ndodhi me Apostullin Pal, që ai e shënoi në Bibël (shih Veprat e Apostujve 9:3–6). Kulmi i librit është kur Jezusi iu shfaq të gjithë nefitëve shpejt pasi Ai u ringjall. Ai i bekoi ata, u mësoi atyre ungjillin e tij dhe tha:

Libri i Mormonit dhe Bibla Mbështesin Njëri-Tjetrin

Disa njerëz mendojnë se ngaqë lexojmë Librin e Mormonit, ne nuk lexojmë Biblën. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Është si të thuash se ne nuk hamë portokalle ngaqë hamë mollë. Të dyja janë fruta të mira! Libri i Mormonit nuk është një zëvendësues për Biblën. Në fakt, ngaqë edhe Libri i Mormonit edhe Bibla përmbajnë ungjillin e Jezu Krishtit siç u zbulua në qytetërime të ndryshme, studimi i tyre së bashku mund të sqarojë disa koncepte që janë të vështira për t’i kuptuar. Libri i Mormonit na thotë që ta lexojmë Biblën dhe vërteton se mesazhi i saj është i vërtetë (Mormoni 7:8-10). Dhe në Bibël, Jezusi u tha apostujve të Tij: “Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm" (Gjoni 10:16). Krishti i vizitoi këto “dele të tjera" në Amerikë pasi Ai u ringjall, duke u mësuar të njëjtin mesazh nefitëve që Ai i pati mësuar popullit të Izraelit. Libri i Mormonit e bën të qartë se mesazhi i Jezu Krishtit dhe shlyerja e Tij nuk janë për një grup njerëzish në një kohë. Ato janë për cilindo, kudo, nga fillimi i tokës deri në fund. Pasja e Librit të Mormonit si një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit, na kujton se Ai është i vëmendshëm për secilin nga ne.

Libri i Mormonit u Përgjigjet Pyetjeve të Shpirtit

Shumë prej nesh kanë disa pyetje të vështira thellë në mendjen tonë – të llojit që askush tjetër nuk mund të na përgjigjet vërtet. Disa janë pyetje të një rrezeje të largët rreth natyrës së ekzistencës sonë si më poshtë:

Kërkoni një kopje pa pagesë të
Librit Mormonit.

Ndërsa lexojmë Librin e Mormonit, ne mësojmë rreth ungjillit dhe Planit të Perëndisë për Lumturinë. Një njohuri e këtyre gjërave i vë pyetjet tona në një këndvështrim të përjetshëm. Nga shkrimi i shenjtë që thotë se kjo jetë është “një kohë për t’u përgatitur që të takojmë Perëndinë", për shembull, ne mësojmë se do të vazhdojmë të ekzistojmë pasi të vdesim dhe se duke mbajtur urdhërimet ne mund të kthehemi në qiell (Alma 12:24). Ne gjithashtu mësojmë se pendimi, falja dhe besëlidhja për t’u shërbyer të tjerëve janë thelbësore për shpëtimin tonë të përjetshëm. Cilado nga këto pyetje të shpirtit mund të marrë përgjigje duke zbatuar ungjillin e Jezu Krishtit siç është shkruar në Librin e Mormonit.

Libri i Mormonit i Sjell Njerëzit më pranë Perëndisë

Disa përshkrime të Perëndisë e bëjnë Atë të duket abstrakt dhe i paafrueshëm, ose i zemëruar dhe hakmarrës, por ne mësojmë në Librin e Mormonit se “Perëndia kujdeset për të gjithë njerëzit" (Alma 26:37) dhe ashtu si profeti Lehi i Librit të Mormonit, ne mund “[të] rreth[ohemi] përjetësisht në krahët e dashurisë së tij" (2 Nefi 1:15).

Edhe pse ne mund të mos arrijmë të flasim ballë për ballë me Perëndinë në këtë jetë, Ai na ka dhënë shkrimet e shenjta për të na ndihmuar t’i afrohemi Atij. Për Librin e Mormonit Jozef Smithi tha: “një njeri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër". Ne i afrohemi më shumë Perëndisë duke ndërtuar besim në Të dhe ne ndërtojmë besim në Të kur ne mësojmë rreth planit të Tij dhe mbajmë urdhërimet e Tij.

Libri i Mormonit na mëson neve planin e Perëndisë dhe na tregon se si ata që jetojnë sipas këshillës së Tij, bekohen në këtë jetë dhe në tjetrën. Kur lexojmë plot lutje, Fryma e Shenjtë mund të na mësojë, thellë në zemrën tonë, se fjalët në Librin e Mormonit janë një mesazh për ne nga Ati Qiellor, dërguar për të na ndihmuar nëpër këtë jetë.

Si ta Di se Libri i Mormonit Është i Vërtetë

Sigurisht, të lexojmë Librin e Mormonit është një gjë dhe është një gjë tjetër të besojmë thellë në zemrat tona se ajo që thotë është e vërtetë. Ky besim i sinqertë, ose dëshmi, në të vërtetën e Librit të Mormonit vjen kur Perëndia dërgon Shpirtin e Tij për të vërtetuar të vërtetën e asaj që lexojmë. Ne mund ta ndiejmë këtë konfirmim kur studiojmë Librin e Mormonit me zell dhe me besim, siç na është premtuar në shkrimin e shenjtë vijues:

Metoda e Perëndisë është e thjeshtë: ne lexojmë Librin e Mormonit; ne lutemi dhe i kërkojmë Atij të na tregojë se ajo që kemi lexuar është e vërtetë, dhe Ai na përgjigjet nëpërmjet ndjesive të paqes e sigurisë që jepen nga Fryma e Shenjtë. Para së gjithash, ne duhet ta studiojmë Librin e Mormonit me zell, duke i zbatuar parimet e tij në vetë jetën tonë dhe duke bërë më të mirën tonë për të kuptuar mësimet që Perëndia do që ne të mësojmë. Së dyti, ne duhet të lutemi “me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht". Ne duhet të shpresojmë dhe të besojmë se Perëndia do të na përgjigjet dhe neve mund të na duhet të lutemi më shumë se një herë. Së fundi, ne duhet të jemi të gatshëm ta pranojmë përgjigjen kur ajo vjen, sido që mund të vijë. Besimi se Libri i Mormonit përmban vërtet fjalën e Perëndisë, do të thotë se ne do të jemi të gatshëm të jetojmë sipas standardeve të besimit dhe bindjes që Ai përshkruan në të. Perëndia ka premtuar se Ai do të na bekojë me shumë më tepër sesa kërkohet për të jetuar sipas standardeve të larta të Tij.