mormon.org Në mbarë botën

Krijoni një Profil në Mormon.org

Mirëserdhët

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një komunitet prej miliona njerëzish. Dhe ju jeni një pjesë e rëndësishme e atij komuniteti. Lëreni zërin tuaj të dëgjohet duke krijuar një profil këtu te Mormon.org, që ndan ndjenjat tuaja rreth ungjillit në jetën tuaj.

Çfarë është një Profil?

Një profil është mundësia juaj që të ndani bindjet dhe përvojat tuaja në ungjill me ata që nuk janë të besimit tonë. Me ndihmën e mjetit të krijimit të profilit, ne do t'ju drejtojmë në hapat e krijimit të vetë faqes suaj, duke ngarkuar fotografinë tuaj, duke shkruar rreth vetes dhe duke iu përgjigjur pyetjeve rreth ungjillit, që do t’i ndihmojnë të tjerët të kuptojnë më mirë bindjet tona.

Përse Duhet të Krijoj një Profil?

Mormon.org është një faqe interneti misionare që synon të ofrojë informacion rreth besimit tonë. Duke krijuar një profil, ju mund të ndani ndjenjat tuaja rreth besimit, të hidhni dritë mbi atë se cilët jemi ne si njerëz dhe të çmistifikojmë besimet tona zakonisht më të keqkuptuara. Mormon.org nuk është një faqe interneti mediumesh shoqërore.

Si T’ia Filloj?

Nëse nuk keni filluar tashmë, do të keni nevojë të krijoni një llogari SHDM duke u regjistruar këtu me Numrin tuaj të Dokumentit të Anëtarësisë (gjendet në rekomandimin tuaj të tempullit ose te nëpunësi i lagjes). Regjistrohuni ose hyni më poshtë.