mormon.org Në mbarë botën

Jozef Smithi

Jozef Smithi: Një Profet i Perëndisë

Pjesa perëndimore e Shtetit të Nju-Jorkut në fillimet e viteve 1800 njihej si “Distrikti i Kthyer Tërësisht në Besim". Ethja rreth fesë ishte intensive. Shumë fe dërguan shërbestarë që kërkonin të kthyer në besim në tufën e tyre. Aq shumë ishte bërë kjo, saqë hamendësohej se asnjë nuk kishte mbetur për ta kthyer në besim. Ishte një kohë dhe vend trazire teologjike.

Ky ishte mjedisi ku u lind Jozef Smith, i Riu, biri i Jozefit dhe Lusi Mak Smithit. Familja e tij e madhe e gjeti veten në zemrën e këtij rigjallërimi fetar, me dëshirën që të jetonin jetë të mirë, por të pasigurt se cila nga kishat rivale ishte e duhura për t’iu bashkuar. Anëtarët e familjes së Jozefit prireshin drejt feve të ndryshme, por asnjë nuk ndihej i sigurt që e tyrja ishte Kisha e vërtetë e Krishtit.

Anëtarët e Kishës Mormone ndajnë ndjenjat dhe dëshmitë e tyre rreth Jozef Smithit, Profetit.

Një Kërkues i së Vërtetës

Kur ishte i ri katërmbëdhjetë vjeçar, Jozefi tashmë kishte dëshirë të gjente të vërtetën. Sikurse pjesa tjetër e familjes së tij, ai ishte thellësisht fetar dhe, kur i erdhi koha të pagëzohej, Jozefi duhej të vendoste se cilit nga shumë besimet e krishtera t’i bashkohej. Pas një studimi të kujdesshëm, ai përsëri ndihej i hutuar. Më vonë ai shkroi, “Kaq e madhe ishte ngatërresa dhe grindja midis zotërimeve të ndryshme, sa ishte e pamundur për një njeri, të ri si unë […] të arrija në njëfarë përfundimi se kush kishte të drejtë dhe kush ishte gabim […] Në mes të kësaj lufte fjalësh dhe ngatërrese opinionesh, unë shpesh thashë me vete: Çfarë duhet të bëhet? Cili nga të gjitha grupet ka të drejtë; ose, a janë që të gjithë së bashku gabim? Në qoftë se ndonjëri prej tyre kishte të drejtë, cili është ai dhe si do ta njoh unë atë?" (Joseph Smith-Historia 1:8, 10).

Jozefi iu drejtua Biblës për udhërrëfim. Ai lexonte,

Ky varg i bëri përshtypje të thellë atij. Ai vendosi të lutej rreth asaj që duhej të bënte, me besimin e thjeshtë se Perëndia do ta dëgjonte dhe do t’i përgjigjej.

Një Profet i Perëndisë

Në pranverën e 1820-ës, Jozefi shkoi te një korie pemësh pranë shtëpisë së tij dhe u gjunjëzua në lutje. Ai e përshkroi përvojën e tij: “Unë pashë një shtyllë drite tamam mbi kokën time, më e shkëlqyeshme se dielli, e cila zbriti gradualisht derisa ra mbi mua […] Kur drita pushoi mbi mua, unë pashë dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërcente të gjitha përshkrimet, duke qëndruar mbi mua në ajër. Një prej tyre më foli, duke më thirrur në emër dhe tha, duke treguar tjetrin: Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atë!" (Joseph Smith–Historia 1:16-17).

Shikoni se si Perëndia rivendosi plotësinë e ungjillit të Tij në tokë nëpërmjet Jozef Smithit, profetit (19:15).

Ky vegim i Atit Qiellor dhe Birit të Tij Jezu Krishtit ishte fillimi i thirrjes së Jozef Smithit si profet i Perëndisë. Atij iu tha se asnjë nga kishat në tokë nuk e kishte plotësinë e së vërtetës. Me kalimin e kohës, Jozef Smithi u zgjodh të krijonte Kishën e Krishtit dhe të rivendoste priftërinë, ose autoritetin për të vepruar në emër të Perëndisë. Ai u udhëhoq nga Perëndia për te një anal i lashtë dhe iu dha aftësia që ta përkthente në anglisht. Ky anal quhet Libri i Mormonit. Ai vazhdoi të lutej dhe të merrte zbulesë për Kishën gjatë gjithë jetës së tij. Këto zbulesa u përmblodhën në një libër shkrimesh të shenjta që i referohemi si Doktrina e Besëlidhje dhe tregojnë se Perëndia ende i udhëheq fëmijët e Tij sot. Jozef Smithi e organizoi formalisht Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme më 6 prill 1830.

Një Udhëheqës i Kishës së Jezu Krishtit

Ndonjëherë, kur arrijmë një pozitë përgjegjësie, ne ndiejmë sikur nuk kemi më nevojë për ndihmë, por Jozef Smithi u mbështet te Zoti gjithnjë e më shumë pasi qe thirrur si profet. Ai e dinte se përgjegjësia e tij nuk ishte të përhapte mësimet e veta, por të përcillte gjërat që Perëndia i zbulonte atij. Shumica e tekstit që përbën librin Doktrina e Besëlidhje janë përgjigjet e Perëndisë për lutjet dhe pyetjet e Jozef Smithit. Ai i kërkoi Perëndisë të sqaronte pjesë nga ungjilli dhe i kërkoi drejtim rreth mënyrës se si duhej ta udhëhiqte Kishën dhe numrin në rritje të mormonëve. Perëndia i tha atij të thërriste apostuj, profetë dhe udhëheqës të tjerë për të mbikëqyrur Kishën.

Mormonët e hershëm duruan përndjekje të rënda për shkak se shikoheshin si një kërcënim tregtar, politik dhe fetar nga fqinjët e tyre, kështu që Jozefi dhe njerëzit që thirri për ta ndihmuar duhej të udhëhiqnin emigrime të shumta mormone për në zona më miqësore të vendit. Me gjithë vuajtjet që duruan, anëtarët e hershëm të Kishës ndërtuan tempuj, bënë punë misionare, ndërtuan qytete që lulëzuan dhe disa shërbyen në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara ndërsa emigruan në perëndim. Vite përpara se Jozefi të vdiste, Zoti e udhëzoi të organizonte Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe përfundimisht ai u dha atyre të gjithë çelësat, të drejtat dhe autoritetin e nevojshëm për të udhëhequr Kishën. Pas vdekjes së Jozef Smithit, Brigam Jangu, atëherë Apostulli më i vjetër në tokë, e pasoi atë si profeti i dytë dhe president i Kishës. Profeti sot, Tomas S. Monson, është pasardhësi i autorizuar i Jozef Smithit. Ai dhe Apostuj të tjerë të Kishës e gjurmojnë autoritetin e tyre të priftërisë prapa deri te Jezu Krishti, në një zinxhir të pashkëputur shugurimesh nëpërmjet Jozef Smithit.

Një Bashkëshort dhe Baba i Përkushtuar

Një nga Profetët e mëvonshëm të Kishës u tha anëtarëve: “Asnjë sukses tjetër nuk mund ta kompensojë dështimin në shtëpi". Kjo deklaratë erdhi më shumë se një shekull pasi vdiq Jozef Smithi, por Jozefi e materializoi këtë ide gjatë gjithë jetës së tij. Edhe pse Jozefi u përndoq shpesh dhe ndonjëherë u burgos me akuza të rreme, mendimet e para të tij qenë gjithmonë për familjen e tij. Ai i shkruante bashkëshortes së tij, Ema, kur ishte i burgosur në Misuri,

Jozefi e jetoi doktrinën që predikoi – se forcimi i familjeve tona duhet të jetë një epiqendër e rëndësishme e jetës sonë. Kur jeta e tij ishte në rrezik, Jozefi u mbështet te besimi i tij në Jezu Krisht jo vetëm për të mbështetur veten, por bashkëshorten dhe fëmijët e tij gjithashtu.

Një Martir i Ungjillit të Rivendosur

Ne ndonjëherë mendojmë se të vdesësh për një kauzë është shfaqja më e pastër, por të jetuarit për diçka është zakonisht shumë më kërkuese. Jozef Smithi i bëri të dyja. Ai e kaloi gjithë jetën e tij në shërbim të Perëndisë, duke vuajtur përqeshje dhe dhunë për gjërat që ai besonte. Ai nuk vdiq në publik me pëlqimin e botës; ai u godit nga një turmë ndërsa ishte kyçur në një burg për akuza të pavërteta.

Ai e shfaqi përkushtimin e tij ndaj Perëndisë në jetë dhe në vdekje. Për të u tha: “Ai jetoi në mënyrë të madhërishme dhe vdiq në mënyrë të madhërishme në sytë e Perëndisë dhe të popullit të tij; dhe . . . i ka vulosur misionin e tij dhe veprat e tij me vetë gjakun e tij" (Doktrina e Besëlidhje 135:3).

Ai bëri punën e Perëndisë deri në ditën që jeta e tij u mor dhe ne e nderojmë atë për besimin, përulësinë dhe përkushtimin e tij. Ne jemi mirënjohës për Kishën që ai ndihmoi të themelohet, shkrimet e shenjta që ai përktheu, zbulesat që ai mori, dhe gjërat që ai dha mësim, që na ndihmojnë të kuptojmë mënyrat e Perëndisë.

Mënyra besnike me të cilën Jozef Smithi e bënte punën e tij gjatë jetës së tij të shkurtër na frymëzon të plotësojmë përgjegjësitë tona, sado të mëdha apo të vogla qofshin.