mormon.org Në mbarë botën

Forcimi i Familjeve

Familja Është Qendrore në Planin e Perëndisë

Nuk është e vështirë të thuash se një person ka një përparësi të madhe në jetë nëse vjen nga një shtëpi e dashur, përkrahëse. Shumë njerëz, prapëseprapë, kanë sukses edhe pse vijnë nga situata familjare më pak se ideale, por plotësimi i nevojave tona bazë, dija se prindërit tanë na duan dhe mësimi i mësimeve të jetës në shtëpi, i bëjnë të gjitha sfidat e jetës së përditshme shumë më të lehta për t’i përballuar. Po ashtu, si i/e rritur ju doni një shtëpi të lumtur për familjen tuaj.

Kjo nuk është rastësi. Perëndia na organizon në familje në mënyrë që të mund të rritemi në lumturi e siguri, dhe kështu të mund të mësojmë t’i duam të tjerët pa interes – çelësi për te gëzimi i vërtetë. Brenda familjes është vendi më i mirë për të mësuar t’i duam të tjerët në mënyrën si Ati Qiellor e do secilin prej nesh.

Kisha e Perëndisë ekziston për t’i ndihmuar familjet të fitojnë bekime të përjetshme. Ne besojmë se bekimi më i madh që Ai na jep neve, është aftësia për t’u kthyer për të jetuar me Të në qiell me familjet tona. Ne e ndjekim vullnetin e Atit Qiellor sepse kjo është mënyra se si e fitojmë këtë bekim.

Ne të Gjithë Jemi Pjesë e Familjes së Perëndisë

Kur ne e thërrasim një anëtar të Kishës “Vëllai" Li ose “Motra" Braun, ne e themi me të vërtetë. Ne besojmë që secili prej nesh – përfshirë ata që nuk janë anëtarë të Kishës sonë – është një bir ose bijë e vërtetë e Atit tonë Qiellor (Hebrenjve 12:9) dhe si pasojë, vëllezërit dhe motrat tona qiellore. Ne u deshëm dhe u mësuam nga Ati ynë Qiellor si pjesë e një familjeje të përjetshme përpara ardhjes në tokë. Kështu ne ndajmë një lidhje që e tejkalon këtë jetë. Mendoni rreth kësaj, nëse vërtet ju do ta shikonit fqinjin ose bashkëpunëtorin si vëllanë ose motrën tuaj, a do ta trajtonit ndryshe? Po kështu, dija se familja juaj tokësore ka rëndësi të përjetshme, mund t’ju ndihmojë t’i trajtoni ata më mirë gjithashtu.

Familjet Janë të Parat

Mundet që të jemi një ndër fatlumët që u rrit në një familje të lumtur dhe të sigurt me dy prindër të dashur. Mundet të mos jemi kështu dhe rritja ishte e vështirë pa dashurinë dhe mbështetjen që i donim aq shumë. Po ashtu, si i/e rritur ju doni një shtëpi të lumtur për familjen tuaj. Të jetuarit paqësisht në familje nuk është gjithnjë e lehtë, por në Kishën e rivendosur të Perëndisë, martesa dhe familjet janë njësia më e rëndësishme shoqërore tani dhe në përjetësi.

Njerëzit që kanë mbijetuar pas një shkatërrimi, nuk thonë kurrë: “Gjithçka për të cilën mund të mendoja gjatë një tërmeti, ishte llogaria ime bankare". Ata thuajse gjithmonë thonë: “Gjithçka për të cilën mund të mendoja, ishin gruaja dhe fëmijët e mi". Nuk duhet të kërkohet një shkatërrim që ne ta dimë këtë të vërtetë. Por tepër shpesh, ne e lejojmë fitimin e parave, kërkimin e kënaqësisë, ose madje nevojat e njerëzve jashtë familjeve tona, ta shmangin vëmendjen tonë. Në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme familjet vijnë të parat.

Çelësa për të Pasur një Familje të Lumtur në Tokë

Lumturia brenda familjes sonë me shumë gjasa do të arrihet kur të jetë e bazuar te mësimet e Jezusit. Kjo do të thotë të mos jesh egoist, të jesh i ndershëm, besnik, i dashur dhe mbartës i plotë i virtyteve të tjera, pa përmendur një përpjekje të madhe. Një familje e dashur dhe e lumtur nuk ndodh rastësisht.

Kthimi i mendimit te vetë familjet tona. Ka pasur kohë që ishin të lumtura dhe kohë që nuk qenë të tilla. Cilat ishin çastet më të lumtura? Me shumë gjasa ato ishin kur e ndienim se na donin. Kur babai ynë qante ngaqë ishim të sëmurë. Kur i shihnim prindërit tanë të qeshnin dhe të buzëqeshnin dhe mund t’i shihnim sa shumë e donin njëri-tjetrin. Kur motra ime më tha toke që bëra një gol, ose anasjelltas. Kur theva një dritare dhe prindërit e mi më falën në vend që të më bërtitnin. Kur makina rrëshqiti nga rruga gjatë një stuhie dëbore dhe familjes sonë i duhej të ecte disa milje për ndihmë. Ne u kapëm për dore dhe kënduam për të bërë që koha të kalonte më shpejt. Familja jonë iu përvesh punës për të nxjerrë dikë tjetër nga bora. Familja ime më vëzhgoi gjatë gjithë komedisë muzikore të shkollës sime të mesme edhe pse unë isha thjesht punëtor skene. Ndoshta familja jonë u lut, këndoi këngë ose mori pjesë së bashku në kishë. Ne mund t’i rikrijojmë ato kohë të lumtura sot brenda vetë familjes dhe martesës sonë. Nëse familja jonë nuk pati shumë nga ato çaste të lumtura kur ne qemë të rinj, atëherë ne duam t’i bëjmë gjërat ndryshe tani.

Familjet Na Përgatisin Për Jetë të Përjetshme

Mendoni për rolet që luajmë, ose do të luajmë, në familjen tonë dhe gjithë përgjegjësinë që i ngarkohet secilit prej nesh. Një prind, një bashkëshort/e, një vëlla ose motër – madje edhe fëmijët e vegjël kanë shumë për të bërë. Përpjekja që bëjmë për forcimin e familjeve tona, është puna më e vështirë dhe më domethënëse që ndonjë prej nesh do të bëjë në tokë. Mbajtja e një shtëpie paqësore dhe vënia e nevojave të të tjerëve së pari ka një efekt përmirësues te ne dhe nuk është rastësi që këto gjëra mund të jenë ndonjëherë të vështira. Perëndia donte që ne të provoheshim që të mund të rriteshim dhe të zotëronim aftësi që nuk do t’i mësonim në ndonjë mënyrë tjetër – aftësi si durimi dhe zemërgjerësia që do të na ndihmojnë të bëhemi më shumë si Perëndia dhe do të na përgatitin të jetojmë me familjet tona gjatë gjithë përjetësisë.

Ne nuk duhet të shkurajohemi. Pavarësisht se sa fort përpiqemi, martesa dhe shtëpia jonë nuk do të jenë të përsosura. Por nëse i ndërtojmë ato sipas parimeve të Krishtit, duke përfshirë besimin, lutjen, pendimin, faljen, respektin, dashurinë, dhembshurinë, punën dhe argëtimin e shëndetshëm, shtëpia mund të jetë një vend strehimi, paqeje dhe gëzimi të pafund.

Martesa të Bëra në Qiell

Shumë njerëz e mendojnë një martesë të bërë në qiell si një ngjarje të rrallë në të cilën të dy palët janë thellësisht të dashuruar dhe shumë të përputhshëm. Neve na pëlqen të mendojmë se të gjitha martesat tona janë bërë në qiell. Kur një burrë dhe një grua hyjnë në një nga tempujt tanë të shenjtë për t’u martuar, ata besëlidhin (ose premtojnë) se do të qëndrojnë së bashku përgjithmonë – në tokë dhe në qiell pasi të vdesin, nëse janë besnikë ndaj njëri-tjetrit dhe premtimeve ndaj Zotit. Një martesë në tempull nuk përfshin fraza si “Gjersa vdekja t’ju ndajë" ose “Për aq sa ju të dy do të jetoni". Nëse i mbajmë këto premtime, fëmijët tanë gjithashtu do të bëhen pjesë e këtij premtimi qiellor – të vulosur me ne përgjithmonë.