mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Elaine

  • Elaine Bradley
  • Elaine Bradley
  • Elaine Bradley
  • Elaine Bradley
  • Elaine Bradley
  • Elaine Bradley
  • Elaine Bradley
  • Elaine Bradley

Rreth Meje

U rrita në Miduest (Nebraska, Misuri, Indiana dhe Ilinois). Shërbeva një mision në Frankfurt të Gjermanisë. Shkova në shkollë në UBJ dhe mbeta në Juta. Unë kam një bashkëshort që është miku im më i mirë, dhe një djalë. Unë luaj në bateri si profesion. Mua më pëlqen të jem aktive, të stërvitem, të merrem me sporte, të bëj ngjitje në mal dhe të ngas biçikletën etj. Dhe më pëlqen shumë të qesh.

Përse Jam Mormon

Unë jam mormone sepse e lexoj Librin e Mormonit dhe jam lutur për të. Tingëllon e thjeshtë, por çdo gjë vërtet varet vetëm nga kjo. Duke e lexuar dhe mandej duke u lutur për të, unë isha në gjendje të ndiej se ai është i vërtetë. Pasi e ndjeva atë, nuk mund ta mohoja dhe kështu duhej të vendosja se çfarë duhej të rreth kësaj. Dhe kështu unë përpiqem të jetoj sipas mësimeve të tij, që i përfshijnë mësimet e Biblës. Me shumë gjasë, gjëja më e bukur rreth tij është domethënia e tij: Nëse Jozef Smithit iu dha Libri i Mormonit me anë të zbulesës, atëherë kjo do të thotë se ai ishte një profet, që do të thotë se Perëndia përsëri thërret profetë për ta udhëhequr popullin e Tij. Çfarë bekimi!

Si e jetoj unë besimin tim

Profesioni im nuk më lejon të jem shumë shpesh në shtëpi, kështu që nuk kam një përgjegjësi konkrete në kishë kur jam në shtëpi. Unë i dua ato të diela kur mundem të marr pjesë në kishë me familjen time. Pjesëmarrja në kishë është bërë më shumë një luks, që më ka bërë ta vlerësoj më shumë dhe më ka bërë të kuptoj se ka shumë më tepër rreth të jetuarit të besimit tim sesa pjesëmarrja në kishë. Unë i lexoj shkrimet e shenjta, lutem dhe kërkoj mënyra që të jem gjithnjë më e mirë. Kjo nuk është një listë kontrolli gjërash për të bërë, por më shumë një mënyrë të jetuari.