mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Andres

  • Andrés Dominguez
  • Andrés Dominguez
  • Andrés Dominguez
  • Andrés Dominguez
  • Andrés Dominguez
  • Andrés Dominguez
  • Andrés Dominguez
  • Andrés Dominguez

Rreth Meje

Unë jam nga një klimë e ngrohtë dhe më pëlqejnë shumë veprimtaritë që bëhen jashtë. Jam admirues i madh i kampingut në liqen, plazh apo zonë malore. Më pëlqen të gëzoj një fundjavë me familjen duke notuar, duke bërë ski, duke lundruar me barkë ose thjesht duke ndenjur me ta. Këto çaste janë çastet më të lumtura për mua. Unë kam një familje shumë të veçantë. Bashkëshortja ime e ëmbël prej 20 vjetësh, është një grua shumë e veçantë. Së bashku ne kemi një bijë të bukur 15-vjeçare dhe një bir atletik 17-vjeçar. Ata janë lumturia dhe gëzimi im. Anëtarësia ime në këtë Kishë më ka ndihmuar të kem një kuptim më të mirë se si duhet të jetë një baba, një bashkëshort, një vëlla dhe një qytetar. Ajo më ka ndihmuar gjithashtu të kuptoj se gjërat më të rëndësishme që mund të bëj janë brenda mureve të shtëpisë sime. Kam mësuar se detyra ime kryesore është të kujdesem dhe t’i shërbej familjes sime. Unë nuk do t’i këmbeja ata me asgjë në këtë botë.

Përse Jam Mormon

Unë u rrita duke qenë anëtar i kësaj Kishe dhe ndërsa arrita në pjekuri isha në gjendje ta kuptoja dhe ta dija pse jam mormon. Arrita në përfundimin se jam mormon ngaqë besoj se marrëdhëniet familjare janë të përjetshme, se as vdekja nuk mund t’i thyejë ato. Jam mormon sepse besoj se së bashku, si familje, ne mund ta mbrojmë njëri-tjetrin kundër rreziqeve të kësaj bote; ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin të qëndrojmë moralisht të pastër dhe të kujtojmë se jemi një familje e përjetshme. Jam mormon sepse unë e kuptoj që jam bir i një Perëndie që më do dhe unë e dua Atë: një Perëndi që është i vërtetë, i prekshëm dhe që mund t’i qasemi të gjithë ne. Jam mormon sepse e kuptoj nevojën për një Shpëtimtar, një Shëlbues, për të na ndihmuar të kthehemi përsëri te Perëndia ynë, që na krijoi. Jam mormon sepse e di rëndësinë dhe rolin vendimtar të gruas në krijimin dhe zbatimin e atij plani të lumturisë. Por më e rëndësishmja, unë jam mormon sepse e di se një ditë, me të gjithë të dashurit e mi, ne do të jetojmë së bashku përgjithmonë.

Si e jetoj unë besimin tim

Unë bëj më të mirën që të jem një njeri i mirë dhe të jem i ndershëm në të gjitha veprimet e mia. Së fundi unë mbaj një pozitë në Kishë ku u shërbej afërsisht 3.500 njerëzve. I kushtoj rreth 12 deri në 15 orë në javë shërbimit dhe ndihmës për ta. Unë jam përgjegjës drejtpërdrejt për moshat e reja nga 12 deri në 18 vjeç dhe përpiqem t’i ndihmoj ata të regjistrohen në programin e skautizmit, të jenë qytetarë të mirë, studentë të mirë dhe bij dhe bija të mira. Unë përpiqem t’i frymëzoj ata të jenë moralisht të pastër dhe t’u binden urdhërimeve dhe ligjeve vendore. Ne gjithmonë kërkojmë mundësi që të japim shërbime kuptimplota për njerëzit përreth lagjes sonë. Me birin tim, çdo muaj ne vizitojmë tre deri në katër familje për të cilat jemi caktuar të kujdesemi dhe të sigurohemi që të gjitha nevojat e tyre të jenë plotësuar. Ne shkojmë në shtëpitë e tyre dhe japim një mesazh shprese, dashurie dhe besimi. Kjo është një mundësi e mirë për t’u shërbyer të tjerëve dhe për t’i dashur fqinjët tanë pavarësisht nga mosha, gjinia, origjina apo kombësia e tyre.