mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Alex Boye

  • Alex Boye
  • Alex Boye
  • Alex Boye
  • Alex Boye
  • Alex Boye
  • Alex Boye
  • Alex Boye
  • Alex Boye

Rreth Meje

Unë kam argëtuar dëgjues në mbarë botën për më shumë se 15 vjet. Unë u linda dhe u rrita në Londër, Angli, dhe kam pasur këngë të suksesshme në më shumë se 15 vende, duke shitur mbi një gjysmë milioni disqe dhe kam interpretuar krahas grupesh të tilla si Brajan Adams, Xhorxh Majkëll, Simon Garfankel, MC Hamer, Vanilla Ajs, N’SYNC, Jay-Z, Bekstrit Bojs, Xhordin Sparks, fituesin e Vallëzimit me Yjet, Derek Haf Misi Eliot, Meri J. Blajxh, Dejvid Arçuleta, e Dhë Smashing Pumpkins për të përmendur disa. Unë kam qenë misionar shdm për 2 vite në Bristol të Anglisë dhe pak pas kësaj zgjodha të ndjek muzikën si profesion, kështu që unë mund ta përdor muzikën për të ndikuar dhe për t’i frymëzuar njerëzit për mirë. Unë kam interpretuar në shumë vende të njohura nëpër vendin tonë përfshirë MGM Grand në Las Vegas. Në aktrim, unë kam luajtur një serial të suksesshëm komik në rrjetin CBS ‘Si e takova nënën tënde’. Muzika ime gjithashtu është futur në disa kolona zanore filmash përfshirë filmat Çarli, Vallëzimi, Baptisti në Barbekju, Kostumet e Çliruara dhe Balloja e Kishës. Unë i drejtohem vetes thjesht si “Zezak i Huazuar në Juta”, në rregull janë 3 si unë, por unë e pretendoj këtë! Mua më pëlqen shumë të qesh. Disa nga kulmet e jetës sime kanë qenë dhënia e Librit të Mormonit Princit Çarlz, përfshirja në Korin e Tabernakullit Mormon dhe martesa me bashkëshorten time tërheqëse, Xhulin. Unë kam regjistruar dy këngë solo në CD-në e Korit të Ri të Tabernakullit “Come Thou Fount” [“Eja Ti Burim”], që ka numëruar shikime që arrijnë vendin e parë në renditjen e klasikeve të billboard-it amerikan. Unë kam interpretuar 2 këngë në koret e Tabernakullit Mormon në turneun e rajonit veri-qendror të SHBA-së.

Përse Jam Mormon

Unë jam mormon, sepse unë kam gjetur më në fund diçka tek e cila besoj, që më ka dhënë një kuptim sesi duhet ta jetoj jetën time me sukses, me lumturi dhe në mënyrën më qëllimplotë dhe plotësuese. Perëndia mund të marrë njerëz të zakonshëm dhe t’i vendosë në situata të jashtëzakonshme dhe mund të na bekojë të gjithëve në mënyra që nuk mund t’i kuptojmë. Me qëllim që ajo të ndodhë, nga vetë përvoja ime, u them njerëzve se duhet ta dalim nga EGO-ja jonë. Ajo duket se është shkaku i thuajse çdo problemi që ndeshim në jetën e përditshme… Ne nuk mund të mbijetojmë në këtë botë pa ndikimin e Perëndisë në jetën tonë.

Ngjarje Personale

Ka shumë njerëz, fe dhe besime në botë që kanë thënë tregime për Shpëtimtarin që viziton profetë në tokë, por unë nuk kam lexuar apo dëgjuar kurrë ndonjë tregim për një njeri që vizitohet edhe nga PERËNDIA EDHE nga JEZU KRISHTI, që është ajo që i ndodhi Jozef Smithit. Nënteksti te kjo është I FUQISHËM!! Mesazhi ishte aq i rëndësishëm saqë Krishti solli Atin e Tij me vete!! Unë i ftoj të gjithë ata që kanë mendje kureshtare, të mësojnë më shumë rreth këtyre ngjarjeve që çojnë te rikthimi i Kishës së vërtetë të Krishtit. … dhe le ta ndryshojë kjo jetën tuaj siç e ka ndryshuar timen!!

Si e jetoj unë besimin tim

Unë e jetoj besimin tim çdo ditë një e nga një dhe e shpreh atë haptas. Unë jam një libër i hapur dhe e kaloj gjithë jetën time nëpër sitën e gjërave që besoj. Nëse është e mirë, lartësuese, do ta bëj, nëse është shkatërruese dhe më ul mua ose njerëzit përreth meje, atëherë nuk do ta bëj. Kjo vjen nga parimet e Ungjillit të Jezu Krishtit dhe ka bërë GJITHË ndryshimin në jetën time!!