mormon.org Në mbarë botën

Adhuroni me Ne

Të gjithë Vizitorët janë të Mirëpritur

Ne gjithashtu e kuptojmë se ju mund të keni disa shqetësime. Ndoshta trembeni se mos dukeni ose ndiheni i huaj, i shqetësuar se mund t’ju duhet të thoni ose bëni diçka që do t’ju bëjë të ndiheni në siklet. Ne shpresojmë se kjo do të lehtësojë disa nga shqetësimet tuaja.

Gjeni një Kishë Pranë Jush:

Për të gjetur një kishë mormone pranë jush, përdorni gjetësin e kishës mormone. Ne i ftojmë të gjithë të vijnë e të na vizitojnë.

Çfarë të Presësh

Çfarë duhet të vesh?

Ju jeni të mirëpritur të vishni çfarëdo rrobash të thjeshta me të cilat ndiheni rehat. Por që thjesht ta dini, shumica e burrave veshin kostume, xhaketa, këmisha dhe kravata sportive dhe gratë veshin fustane ose funde. Fëmijët gjithashtu normalisht vishen me rroba të mira.

A duhet të dhuroj para?

Jo. Ne nuk kërkojmë donacione apo lëmosha.

A duhet të marr pjesë?

Jo. Vizitorëve nuk u kërkohet të marrin pjesë në ndonjë mënyrë. Ju mundeni thjesht të çlodheni dhe të gëzoni shërbimin.

A do të ndihem në siklet të marr pjesë e vetme?

Ne shpresojmë se jo. Shumë nga anëtarët tanë vijnë në Kishë vetë çdo javë. Sidoqoftë, nëse do të donit që dikush të merrte pjesë me ju për herën e parë, ndihuni i lirë të kontaktoni me misionarët ose peshkopin e lagjes kur të arrini dhe ata do t’ju gjejnë një mik me të cilin të rrini. Është gjithmonë e vështirë të jesh rishtar, pavarësisht nga situata, por me kalimin e kohës ju do të njiheni me anëtarët e tjerë dhe do të ndiheni më shumë si në shtëpi.

A do ta dijë kushdo se unë jam një vizitor dhe jo mormon?

Kjo ndoshta varet nga madhësia e degës ose e bashkësisë që po vizitoni. Disa bashkësi janë aq të mëdha (deri në 600 anëtarë) saqë anëtarët e tyre të rregullt mund ta dallojnë ose të mos e dallojnë se jeni vizitor. Të tjera janë kaq të vogla saqë të gjithë anëtarët e njohin njëri-tjetrin dhe sigurisht do ta dallojnë dhe do ta mirëpresin një të ardhur rishtas.

Sa kohë vazhdon kisha?

Shërbesa jonë fillestare familjare quhet mbledhja e sakramentit. Ajo mbahet në kishat tona të dielën dhe vazhdon afërsisht një orë. Jeni të mirëpritur të vini vetëm ose të sillni familjen tuaj; fëmijë ka të pranishëm pothuajse në të gjitha bashkësitë tona.

Çfarë ndodh gjatë mbledhjes së sakramentit?

Ne këndojmë himne (librat e himneve janë të siguruara [nga Kisha]). Anëtarët e Kishës thonë lutjet e hapjes dhe të mbylljes. Ne marrim sakramentin (kungimin), që përbëhet nga buka dhe uji i përgatitur, i bekuar dhe i shpërndarë anëtarëve të bashkësisë nga mbajtësit e priftërisë. Dhe ne dëgjojmë dy ose më shumë folës që zakonisht janë anëtarë të bashkësisë. Ju mund të befasoheni që ne nuk kemi thjesht një pastor apo predikues. Ne kemi një peshkop pa pagesë që kryeson çdo bashkësi (të quajtur lagje).

A ka ndonjë mbledhje tjetër të dielën?

Përpara ose pas mbledhjes së sakramentit ka një shumëllojshmëri mbledhjesh sipas moshës ku ju dhe fëmijët tuaj mund të merrni pjesë. Nëse doni të merrni pjesë në këto mbledhje shtesë: Kërkojini dikujt për udhëzime. Nëse ata nuk kanë dijeni, do të gjejnë dikë që ka. Vizitoni Meetinghouse Locator [Gjetësi i Shtëpive të Mbledhjeve] për të gjetur kohën e fillimit të bllokut tre orësh të mbledhjeve dhe kohën e fillimit të mbledhjes së sakramentit.

Mbledhje të Tjera të Dielave

  • Klasa të shkollës të së dielës (të quajtura Fillore) për fëmijët e moshës 3 deri 11.
    Një çerdhe është e disponueshme për fëmijë të moshës 18 muaj deri 3 vjeç.
  • Klasat e Shkollës të së Dielës për adoleshentë dhe të rritur.
  • Mbledhjet e Të Rejave për moshën nga 12 deri në 17 vjeç.
  • Shoqata e Ndihmës për gra të moshës 18 e lart.
  • Mbledhjet e priftërisë për meshkuj 12 vjeç e lart.