mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Юлия (Yulia)

  • Yulia Dobrovolskaya
  • Yulia Dobrovolskaya
  • Yulia Dobrovolskaya
  • Yulia Dobrovolskaya
  • Yulia Dobrovolskaya
  • Yulia Dobrovolskaya
  • Yulia Dobrovolskaya
  • Yulia Dobrovolskaya

Rreth Meje

Më pëlqen të gatuaj, të luaj ping-pong dhe të notoj. Më pëlqen shumë të pikturoj me bojëra uji dhe të qëndis figura. Studioj gjuhë të huaja. Kompozoj muzikë. Jam nënë e 3 fëmijëve. Jam diplomuar për muzikë. Në këtë çast, jam drejtuese e një grupi muzikor të rinjsh. Ata janë muzikantë të mrekullueshëm. Puna ime me ta është një burim frymëzimi dhe lumturie. Gjatë gjithë jetës sime jam rrethuar nga muzika. Ai është laboratori im krijues. Këta muzikantë janë miqtë e mi dhe jemi njerëz me të njëjtën mendje. Është një punë e vështirë, por sjell gëzim të madh dhe kremtim për shpirtin tim. I dua fëmijët. Ata janë ndryshe, por kaq krijues, kureshtarë dhe plot qëllime. U pëlqen kaq shumë që të mësojnë gjëra të reja për këtë botë. Bashkë luajmë dhe mësojmë. Kur fëmijët janë të interesuar dhe argëtohen, ata mund të bëjnë zbulime, fitore dhe arritje të pafundme. Më pëlqen ta përsos veten dhe ta përmirësoj shpirtin tim.

Përse Jam Mormon

Kam një trashëgimi të pasur besimi nga paraardhësit e mi. Kur po studioja gjenealogjinë time, mësova se si ishin ata, çfarë bënë, cilët ishin miqtë e tyre dhe cili ishte reputacioni i tyre. U ndjeva vërtet e lumtur, kur zbulova se u përkas familjeve fisnike e të denja, me standarde të larta morale. Kur po shkruaja histori për paraardhësit e mi, mund të shihja qartë tipare të caktuara karakteri, të cilat vazhdimisht u trashëguan nga brezi në brez dhe janë me vlerë të madhe për mua. Mësova se ungjilli ndikon tej mase në jetën tonë. Nuk na garanton mungesën e problemeve, të tilla si sëmundje, humbje të punës, armiqësi nga disa grupe njerëzish e kështu me radhë. Por, kur unë e jetoj ungjillin, gjej te vetja forcë për t’i mposhtur sfidat, për t’i pranuar gjërat e vështira dhe të pakuptueshme që vijnë në jetën time, dhe për t’i parë ato si një mundësi për t’u bërë më e mirë dhe për ta rritur zhvillimin vetjak. Unë e di cila jam. Jam një bijë e Perëndisë. Dhe ia kam mirëbesuar jetën time Atij. Nuk është besim i verbër, por me Të unë kontrolloj hartën e jetës sime. Nuk i kërkoj Perëndisë që të bëjë për mua atë gjë të cilës nuk jam gati t’ia përkushtoj kohën dhe përpjekjet e mia. Jetën time dhe jetën e pjesëtarëve të familjes sime e trajtoj si një dhuratë të paçmueshme; e ruaj si thesar dhe dëshiroj ta mbush vetëm me ato gjëra që dua të mbeten si gjërat më të mira për t’u kujtuar. Pas disa vitesh dua ta kthej kokën pas dhe, kur të vlerësoj shtegun dhe arritjet e mia, të shoh që më pëlqen, që nuk kam keqardhje dhe jeta ime nuk shkoi dëm. Unë e dua Perëndinë. Kisha e ka ndihmuar familjen time të jetojë gjatë periudhave të vështira të jetës sonë. Ajo na përkrah ne sot. Në këtë Kishë gjeta njohurinë e mahnitshme e të çmuar që familjet mund të jenë bashkë përgjithmonë. Kjo njohuri është e mrekullueshme, ajo na mban përgjegjës – është për gjithë përjetësinë!

Si e jetoj unë besimin tim

Një nga përvojat më të paharrueshme të jetës sime si e krishterë ka të bëjë me qytetin tim të lindjes. Një herë u caktova të organizoja një komitet për të dhënë ndihmë vullnetare ndaj administratorëve tanë vendorë duke u kujdesur për parqet dhe vendet e tjera të argëtimit. Ajo ishte diçka e re për mua. Ajo ishte një mundësi për të treguar standarde të larta morale që u jetuan në familjen time dhe midis anëtarëve të Kishës, me njerëzit rreth nesh dhe për t’ua bërë atyre të ditur se ne jemi të krishterë, ndërsa kërkojmë ta pranojmë ftesën e Zotit për “t’i shërbyer fqinjit tonë”. Ne gjetëm fjalët e duhura, u takuam me zyrtarë dhe caktuam datat për veprimtaritë e përbashkëta me anëtarët tanë. Çfarë gëzimi që qe – t’i shihje të gjitha familjet, të rinj dhe të moshuar, të bashkuar në shërbimin e tyre të mrekullueshëm ndaj qytetit të tyre të lindjes! Puna ishte organizuar më së miri dhe u bë me gëzim. Ne vazhdimisht dëgjuam komente pozitive rreth faktit se një tjetër zonë e qytetit të tyre po bëhej më e pastër dhe më tërheqëse. Çdonjëri ishte i lumtur me rezultatin! Kam pasur mundësi që t’u jap mësim të rejave në lagjen tonë. Të gjitha ato kanë karakter dhe formim të ndryshëm dhe mund të jenë të reja, por kanë përvoja nga jeta. Është një mrekulli të vëzhgosh se si këshilla që ato marrin në mësime, i ndihmon të kenë vetëvlerësim më të madh dhe ta vlerësojnë veten si personalitete të pashoqe. Vajzat mësojnë t’i duan familjet e tyre dhe të ndihen të lumtura atje. Ato i zhvillojnë talentet e tyre; mendojnë thellësisht për synimet dhe përparësitë e jetës. Në rininë e tyre, vajzat gjejnë forcë për të qëndruar larg drogave, alkoolit dhe duhanit, nga pornografia dhe e folura vulgare, nga çuarja dëm e kohës në rrjetet shoqërore në internet. Ato vishen me thjeshtësi por me shije, dëgjojnë muzikë të bukur, ndikojnë pozitivisht tek bashkëmoshatarët nëpërmjet shembullit të tyre. Jam krenare për suksesin e arritur nga këto vajza; e admiroj dashurinë e tyre për jetën, miqësinë dhe mënyrën se me sa siguri ecin në jetë. Këto vajza mund të arrijnë shumë në familje dhe shoqëri.