mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam vivian muñoz

  • Vivian Muñoz
  • Vivian Muñoz
  • Vivian Muñoz
  • Vivian Muñoz
  • Vivian Muñoz
  • Vivian Muñoz
  • Vivian Muñoz
  • Vivian Muñoz

Rreth Meje

Unë jam mormone. U linda në një nga familjet e para në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në vendin tim të dashur, Kili. Që kur isha një vajzë e vogël, isha vërtet “mi librash”; që do të thotë, isha e zellshme dhe e dashuruar pas dijes, dhe më vonë pas shkencave dhe fushës së mjekësisë. Shkova në shkollë në Universitetin e Kilit, ku u diplomova si doktoreshë, dhe i kam kaluar 27 vite në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që kanë të bëjnë me ushqyerjen, të tilla si dhjamosja dhe diabeti. Për më shumë se 15 vjet punova në më shumë se një stacion televiziv si pjesë e një paneli në programet e mëngjesit, duke iu mësuar njerëzve të ushqehen më mirë, duke tërhequr më shumë njerëz që me të vërtetë të kenë interes për këto tema. Çfarë mundësie e bukur të jesh në gjendje t’i japësh mësim parimet e Ungjillit, se si të kujdesemi për trupat tanë si tempuj, ashtu siç mësova nga mësuesit e mi në Kishë, si dhe në universitet!!! U martova me një burrë të mrekullueshëm, i cili ishte misionar për Kishën në Argjentinë, dhe kemi 7 fëmijë të dashur, plus dy nipër dhe një mbesë të vogël që do të lindë në gusht 2015. Jam jashtëzakonisht e lumtur që jam një anëtare e Kishës. Është një mrekulli për mua të di se Jezusi është Krishti, Shpëtimtari ynë, dhe shembulli ynë për t’u ndjekur … dhe që familjet nuk kanë përse të mbarojnë kur “vdekja na ndan” – ato mund të jenë përgjithmonë!!! Dhe unë e di se si!!!

Përse Jam Mormon

Kam pasur bekimin e të lindurit në një familje që tashmë e kishte të vërtetën e Ungjillit, ndaj që në hapat e mia të para mora udhërrëfim nga një dritë e mirë. Më vonë, i kalova të gjitha vitet e arsimimit në një shkollë fetare katolike, që ishte më e mira që kishte qyteti në të cilin u rrita (kjo është arsyeja përse prindërit e mi më regjistruan atje), dhe duke u njohur me atë fe nga njëra anë, dhe Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga ana tjetër, unë isha në gjendje të zbuloja për veten time, me gjithë sigurinë në zemrën time, se mbretëria e Perëndisë në tokë dhe autoriteti i Tij, dhe e vërteta e plotë, u gjetën në Kishën ku prindërit e mi më kishin mësuar. Në vetë zemrën time, i ndjeva përgjigjet për lutjet e mia dhe Perëndia më pohoi se kjo është e vërteta e Tij, dhe vendi më i mirë ku duhej të isha dhe duhet të rritja fëmijët e mi.

Ngjarje Personale

Si ju ka ndihmuar Fryma e Shenjtë?

Që kur isha një vajzë e vogël, kam pasur përvojën e pashoqe, të veçantë të komunikimit me Krijuesin tim, nëpërmjet lutjes vetjake. Në shumë raste, kam pasur ndjenja, mendime dhe ndjesi paqeje, rehatie dhe udhërrëfimi kur i kërkoja Atij ndihmën e Tij dhe përgjigjet e Tij për shqetësimet e mia. Kujtoj netët e errëta, me shi e të ftohta kur do të ngrihesha e frikësuar për vdekje kur isha vajzë e vogël, dhe do të lutesha me besim, duke i kërkuar Perëndisë të ma qetësonte frikën time, dhe ndieja kaq shumë paqe, duke ndier sërish ndërsa frika largohej nga unë, një ndjesi të ngrohtë që do të vinte përsëri, të paqes dhe më vonë të sigurisë, të njohurisë se Ai është atje, afër meje, se Ai me të vërtetë më njeh, unë jam e rëndësishme për Të, Ai më do dhe dëshiron më të mirën për mua. Kjo është arsyeja përse nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, Ai vërtet komunikon me mua për çdo gjë që unë i kërkoj Atij me besim. Gjithashtu, çdo herë që do t’i lutesha Atij në ankth që të më ndihmonte të gjeja diçka që kisha humbur, që ishte e rëndësishme për mua, unë mund të shkoja sërish dhe të shihja në të njëjtin vend që tashmë kisha parë, dhe shumë herë e gjeja atë që kisha humbur, por pasi ia kërkoja atë Atij, dhe jo përpara. Më vonë kur u rrita, çdo herë që do të takoja një djalë të ri për të cilin isha e interesuar ose ishte i veçantë, do të kthehesha tek Ati tim Qiellor për udhërrëfim, për të kuptuar nëse Ai do të më ndihmonte të gjeja personin më të mirë me të cilin mund të isha e lumtur. Dhe çdo herë e mora përgjigjen time; shumë herë ajo ishte “Jo”, dhe vetëm një herë ajo ishte “Po”!! Dhe sa e mrekullueshme ishte ajo ditë!

Si e jetoj unë besimin tim

Çdo javë si familje ngrihemi herët të dielave për të shkuar në kishë, ku ne ripërtërijmë besëlidhjet që bëmë ditën kur u pagëzuam. Është e mrekullueshme të dimë se pavarësisht nga fakti se ne nuk e shohim gjithmonë njëri-tjetrin, fëmijët e mi, Andrea dhe Françisko, të cilët janë të martuar, bëjnë të njëjtën gjë atje ku jetojnë dhe përfshihen në të njëjtat gjëra sikurse ne, me fëmijët e tyre. Jemi përherë të lidhur!!! Në orën 05:00 të mëngjesit, Agustini (14 vjeç) dhe Elizabeta (16 vjeçe) janë tashmë në këmbë, siç bënin motrat e vëllezërit e tyre më të rritur kur ishin në atë moshë, për të marrë pjesë në klasat e tyre të shkrimeve të shenjta (Seminar), në orën 06:00 të mëngjesit, në godinën tonë kishtare, nga e hënë në të premte, dhe nga atje për në shkollë (ashtu siç bëra edhe unë në atë moshë dhe për katër vjet!!!). Ti ndien gëzim në shpirtin tënd kur i dëgjon nga mësues të frymëzuar të vërtetat e përjetshme të Perëndisë për jetën tonë dhe ti ke kaq shumë përgjigje për të gjitha shqetësimet e rinisë dhe ato që janë të përjetshme. Nuk mund ta përfytyroj jetën time pa Kishën. Pjesa më e madhe e lumturisë sime si një bijë, motër, grua dhe nënë, është falë asaj që kam mësuar dhe përjetuar ndërsa përpiqem ta jetoj ungjillin e Jezu Krishtit.