mormon.org Në mbarë botën

Rreth Nesh

Ne besojmë se nëpërmjet Tij, i gjithë njerëzimi mund të gëzojë jetë të përjetshme me familjet e veta në mbretërinë e Atit Qiellor (Gjoni 3:16). Ne gjithashtu besojmë se jetuam me Perëndinë si shpirtra para se të lindnim (Romakëve 8:16) dhe se, sipas planit të Tij të lumturisë, ne mund të vijmë në tokë për të marrë trupa fizikë me qëllim që të mësojmë dhe të rritemi. Nëpërmjet punës së bërë në tempuj mormonë, ne besojmë se marrëdhëniet tona familjare mund të vulosen përjetësisht. E gjithë kjo varet nga të jetuarit tonë të një jete të drejtë sipas drejtimit hyjnor të Perëndisë, siç zbulohet nga profetët si dhe nga të penduarit kur bëjmë gabime. Misioni i Kishës është të na ndihmojë t’u përgjigjemi sfidave të kësaj jete që të jemi të denjë për bekimet materiale dhe shpirtërore që Perëndia do për ne.

Kisha

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është emri zyrtar i fesë që zakonisht quhet Kisha Mormone. Ajo u krijua më 6 prill 1830 nga Jozef Smithi, presidenti i parë i Kishës. Ne besojmë se ai u thirr nga Perëndia për të qenë profet në epokën e sotme, si Moisiu dhe Abrahami në kohët biblike. Jozef Smithi pa Perëndinë dhe Jezu Krishtin në një vegim, pasi u lut për të ditur se cilës kishë t’i bashkohej. Ata e thirrën atë që të rivendoste kishën e Krishtit të organizuar kur Ai ishte në tokë, me organizimin e duhur dhe me autoritetin e priftërisë që kishte humbur pak pas vdekjes së Shpëtimtarit.

Nga gjashtë anëtarët fillestarë në 1830-ën, Kisha e Jezu Krishtit është rritur në një anëtarësi prej afro 14 milionë njerëz në gjashtë kontinente. Pas vdekjes së Jozef Smithit, një radhë e pashkëputur profetësh e kanë udhëhequr Kishën, gjithmonë duke u përpjekur t’i sjellin anëtarët në një kuptim më të mirë dhe dashuri më të madhe për ungjillin e Jezu Krishtit.

Mormon.org

Kjo faqe synon t’i paraqesë Kishën tonë botës. Përmes këtyre faqeve ne shpresojmë t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja, t’ju japim informacion të saktë dhe të ofrojmë mënyra për të mësuar më shumë. Faqja "Njerëz" i njeh lexuesit e saj me mormonët, të cilët tregojnë vetë historitë e tyre rreth asaj se si Ungjilli i Jezu Krishtit e ka bekuar jetën e tyre. "Vlerat" tregon disa nga përparësitë kulturore të mormonëve, të tilla si familje të forta, shërbim dhe qytetarì të mirë. Dhe ne paraqesim doktrinat themelore që mbështesin bindjet tona në pjesën "Bindjet". Ne shpresojmë se kjo faqe do të jetë një fillim i mirë për kërkimin tuaj mbi besimin tonë, çuar më tej nga kontaktimi me misionarët dhe vizitat te shërbimet tona në Kishë.

Kisha zotëron dhe përdor shumë faqe interneti, këtu janë disa nga më të njohurat:

  • LDS.org – kryesisht drejtuar anëtarëve të Kishës, duke paraqitur mesazhe nga udhëheqës të Kishës, grupe faqesh interneti për bashkësitë vendore dhe duke ofruar burime për ata që studiojnë ungjillin ose përgatisin mësime.
  • Newsroom.LDS.org – jep ngjarje lajmesh dhe informacion statistikor lidhur me Kishën.
  • Familysearch.org – organizata më e madhe gjenealogjike në botë, që jep të dhëna dhe shërbime për cilindo që interesohet për kërkimin e historisë familjare.