mormon.org Në mbarë botën

Rregullorja e Privatësisë

Privatësia e informacioneve tuaja vetjake është me rëndësi për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe subjektet tona vartëse ligjore (që përmendet në këtë rregullore kolektivisht si “Kisha", “ne", “neve" dhe terma të ngjashme). Rregullorja e Privatësisë synon të jetë një deklaratë e përgjithshme që përshkruan se si ne mbledhim, përdorim dhe përpunojmë informacion vetjak që ju jepni në faqet tona të internetit ose në aplikimet në internet (përmendur si “faqe [interneti]"). Ne përpiqemi ta mbledhim, përdorim dhe zbulojmë informacionin vetjak në një mënyrë që përputhet me ligjet e vendeve në të cilat ne mbledhim informacion vetjak. Kjo Rregullore Privatësie zbatohet në këtë faqe, e cila zotërohet dhe përdoret nga Korporata e Presidentit të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Korporata e Peshkopit Kryesues të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ose FamilySearch International (siç shënohet posaçërisht në faqen e parë të faqes së internetit).

Në juridiksionet e zgjedhura, subjektet vartëse të Kishës mund të përshtatin dispozita unike të Rregullores së Privatësisë për të pasqyruar kërkesat e ligjeve vendore të zbatueshme. Kur një dispozitë e veçantë mendohet si e nevojshme, ne do t’ju japim njoftim shtesë.

Ju mund të vizitoni shumicën e faqeve tona pa dhënë asnjë informacion vetjak. Kur kërkohet informacion vetjak, ne mbështetim parimet vijuese të privatësisë lidhur me mënyrën se si e mbledhim, përdorim, zbulojmë, transferojmë dhe depozitojmë informacionin tuaj.

Praktika të Privatësisë

  1. Mbledhje Informacioni. Kur krijoni një Llogari SHDM-je, drejtpërdrejt ose nëpërmjet një faqeje të FamilySearch, regjistroni një llogari në një nga faqet tona, shtoni informacion profili, ose kryeni veprime të tjera të ngjashme, ne mund të mbledhim ose të marrim nga ju ose nga dokumentet e anëtarësisë (nëse është e zbatueshme) informacion duke përfshirë, por jo vetëm, emrin tuaj, adresën, adresën e postës elektronike, numrin e telefonit, fotografinë, parapëlqimet e kontaktit ose profilit dhe informacionin e njësisë së Kishës.

    Ne gjithashtu mund të mbledhim informacionin që dërgon pajisja ose shfletuesi juaj i internetit, kurdoherë që ju vizitoni një nga faqet tona, përfshirë një adresë Protokolli të Internetit.

  2. Përdorimi i Informacionit Vetjak. Ne mund ta përdorim informacionin vetjak që jepni ju për a) të na mundësuar t’ju kontaktojmë, b) të plotësojmë kërkesa që bëni, c) të kërkojmë përshtypjet tuaja vetjake vullnetare mbi veçoritë ose përmbajtjen e faqes së internetit, ose d) të ndihmohemi të plotësojmë misionin tonë.

    Ne gjithashtu mund të përdorim informacionin tuaj vetjak për qëllime të brendshme, përfshirë kontrolle financiare, analizë të dhënash, zhbllokim sistemi dhe kërkim.

    Përveç kësaj, ne mund të përdorim edhe informacionin që dhatë ju edhe informacionin që dërgon shfletuesi juaj i internetit (shih pjesën 10 më poshtë) me qëllim që të diktojmë përdoruesit që duket se shkaktojnë dëm te faqet tona ose për të personalizuar përvojat e përdoruesve në faqet tona.

    Nëse informacioni juaj do të përdoret për çfarëdo qëllimi përveç atyre të përcaktuar më sipër, ne do t’ju informojmë posaçërisht dhe do të marrim pëlqimin tuaj, nëse ligji e kërkon.

    Herë pas here, ne mund t’ju njoftojmë edhe për opsione të daljes ose hyrjes për përdorimin e disa veçorive.

  3. Përdorimi i Informacionit të Anëtarësisë së Kishës. Nëse jeni anëtar i Kishës, informacioni juaj i përgjithshëm i anëtarësisë (për shembull, emri, adresa dhe numri i telefonit) dhe informacioni tjetër që mund të zgjidhni të jepni sipas dëshirës (për shembull, adresa e postës elektronike, fotografi e kështu me radhë), mund të ndahen me anëtarë të Kishës në lagjen ose degën tuaj dhe kunjin ose distriktin për qëllime të brendshme të Kishës me pëlqimin tuaj paraprak, nëse pëlqimi juaj kërkohet ligjërisht. Disa nga informacionet tuaj mund të jenë gjithashtu të shikueshme mbi një bazë të kufizuar dhe të shtrënguar në faqet tona të internetit, përfshirë në LDS.org. Ju mund të hiqni dorë nga ndarja e informacionit ose të kufizoni informacionin jo të detyrueshëm që ndani duke ndryshuar parapëlqimet tuaja të profilit në faqe individuale.

    Përveç kësaj, informacioni juaj i anëtarësisë, përfshirë informacionin tuaj të kontaktit, mund të ndahet me udhëheqjen e Kishës për qëllime të brendshme të Kishës.

  4. Dërgime Përmbajtjesh. Në disa nga faqet tona ju mund të jepni përmbajtjet dhe komentet tuaja në zona të përzgjedhura. Disa nga dërgimet tuaja synohet të jenë private dhe jo të shikueshme nga të tjerë (për shembull, shënime vetjake në internet, mbajtja ditar ose veçori të ngjashme). Sidoqoftë, dërgime të tjera përmbajtjesh mund të synohet të jenë të disponueshme publikisht dhe të shikueshme nga të tjerë (për shembull, dëshmi të shkruara ose komente në internet, në zona të zgjedhura të faqeve tona).

    Në raste kur përmbajtjet e dërguara prej jush do të bëhen të disponueshme publikisht ose do të ndahen me palë të treta, ne do të kërkojmë për marrëveshjen tuaj të shprehur qoftë në kohën kur krijoni një profil të ndarë (për shembull, mormon.org ose familysearch.org) ose kur ngarkoni përmbajtjen (për shembull, kur ngarkoni videoklipe ose informacion gjenealogjik). Ne rekomandojmë të keni kujdes kur jepni përmbajtje që synon të jetë e shikueshme publikisht dhe që të shmangni postimin e informacioneve që mund të cenojnë ose dëmtojnë, ose kanë rrezik cenimi ose dëmtimi, për ju ose të tjerë.

    Të gjitha llojet e përmbajtjeve të dërgimeve që jepni, do të ruhen ose në sistemet tona, ose në sistemet e subjekteve tona, ose të palëve të treta (siç përcaktohet në pjesën 7A më poshtë). Ndërsa standardet e fushës përdoren për të ruajtur dërgimet tuaja nga qasje, zbulime ose ndryshime të paautorizuara (siç përkufizohet në pjesën 8 më poshtë), ne nuk mund të garantojmë privatësi të plotë dhe ne mundemi, në disa raste, të zgjedhim ose të na kërkohet ligjërisht të zbulojmë një informacion të tillë te palë të treta siç përkufizohet në pjesën 7 të kësaj rregulloreje.

    Edhe pse nuk kemi detyrim të ndjekim përmbajtjet e dërguara nga ju, ne ruajmë të drejtën ta bëjmë këtë vetëm sipas gjykimit tonë. Ne gjithashtu ruajmë të drejtën të bllokojmë ose të fshijmë çfarëdo përmbajtje që e mendojmë të papërshtatshme, të pahijshme, të turpshme, epshore, të ndyrë, të dhunshme, ngacmuese, shpifëse, përgojuese, dëmtuese, të paligjshme, kërcënuese ose të papranueshme ndryshe, pavarësisht nëse synon të jetë private apo publike. Përderisa nuk e shqyrtojmë të gjithë përmbajtjen e dërguar nëpërmjet çdo veçorie në çdo faqe, ne nuk mund të garantojmë se do të jemi në gjendje të marrim masa mbrojtëse në rastin kur jepni informacion që zbulon përmbajtje rreth një personi që është viktimë dëmtimi apo abuzimi ose rrezikon të bëhet viktimë e një dëmtimi apo abuzimi.

    Kur shohim përmbajtje që e konsiderojmë të jetë fyese ose që mund të kompromentojë privatësinë e informacionit tuaj vetjak apo konfidencial ose atë të një personi tjetër, ne do të bëjmë përpjekje të vullnetit të mirë për të bllokuar ose fshirë një përmbajtje të tillë.

  5. Mbajtje. Ne mbajmë informacion vetjak të grumbulluar dhe dërgime për një periudhë të arsyeshme kohe, për të plotësuar qëllimin e grumbullimit dhe mandej i fshijmë nga dokumentet tona, me përjashtim të informacioneve të kufizuara të profileve historike, dokumenteve të përgjithshme gjenealogjike dhe informacioneve të anëtarësisë që mbahen si pjesë e një dokumenti historik të përhershëm gjenealogjik ose të Kishës.

  6. Qasje. Ne përpiqemi të mirëmbajmë saktësinë e informacionit vetjak dhe mbështetemi te ju për të siguruar që informacioni tuaj vetjak është i plotë dhe i saktë. Ju mund të verifikoni, korrigjoni ose të hiqni informacionin tuaj vetjak nëpërmjet regjistrimit tuaj të posaçëm në faqen e internetit, nëpërmjet profilit tuaj ose nëpërmjet Llogarisë tuaj SHDM, ku është e zbatueshme.

    Nëse jeni anëtar i Kishës, disa nga informacionet tuaj vetjake mund të përditësohen vetëm duke bërë ndryshime te dokumenti i anëtarësisë suaj në Kishë. Ndryshime të tilla duhet të bëhen duke kontaktuar nëpunësin e njësisë suaj të Kishës dhe duke kërkuar ndryshimin. Nëse hasni probleme për ndryshimin apo përditësimin e informacionit tuaj vetjak, ju mund të na kontaktoni duke dërguar një mesazh elektronik te DataPrivacyOfficer@ldschurch.org. Me marrjen e mesazhit të postës suaj elektronike, ne do të bëjmë më të mirën tonë që t’ju përgjigjemi brenda 30 ditësh. Nëse nuk mund ta respektojmë kërkesën tuaj brenda një periudhe 30-ditore ose nuk mund t’ju japim qasje tek informacioni i kërkuar, ne do t’ju shpjegojmë përse.

  7. Ndarje dhe Zbulim Informacioni. Ne e konsiderojmë informacionin tuaj vetjak si fshehtë dhe nuk ia shesim atë askujt. Ne nuk e ndajmë informacionin tuaj vetjak me palë të tjera përveçse në rrethanat e mëposhtme (ose në raste të tjera kur ne posaçërisht ju informojmë dhe marrim më parë pëlqimin tuaj):

    • A.Ofrues të Palëve të Treta. Ne mund t’u japim informacion vetjak palëve të treta për përdorim nga ana e tyre në kryerjen e funksioneve të brendshme në emrin tonë (për shembull, përpunim pagese, mirëmbajtje, sigurim, analizë të dhënash, pranim e kështu me radhë). Në raste të tilla, ofruesve do t’u kërkohet me kontratë ta mbrojnë informacionin vetjak nga një përdorim shtesë (përfshi për qëllime marketingu) ose ta transferojnë në përputhje me këtë Rregullore Privatësie dhe standarde të aktivitetit.

    • B.Subjekte të Kishës. Ne mund të transferojmë informacion vetjak te çfarëdo subjekti që ka lidhje me Kishën, për të plotësuar synime të Kishës. Për transferime të informacioneve të anëtarësisë nga Bashkimi Europian, ne mbështetemi në marrëveshje dispozitash standarde në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian. Për dërgime të informacioneve vetjake në internet, ne e mendojmë dërgimin nga një individ si një akt pohues, që tregon pëlqim të vetëdijshëm për përpunimin e të dhënave, si dhe pëlqim të vetëdijshëm për të lejuar transferim ndërkufitar të dhënash për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mund të zbatohet për qëllimet për të cilat u ofrua.

    • C.Kërkesa Ligjore. Ne mund t’i qasemi dhe të zbulojmë informacionin tuaj vetjak, postime, futje shënimesh ditari, biseda në internet, shënime vetjake, përmbajtje ose dërgime të tjera në çfarëdo faqesh, nëse kemi një besim vullnetmirë se ky veprim kërkohet nga një thirrje ose porosi tjetër juridike apo administrative ose e kërkuar ndryshe nga ligji. Për më tepër, ne mund ta zbulojmë informacionin tuaj vetjak dhe informacion tjetër ku, me besim të plotë, e mendojmë të përshtatshme ose të nevojshme të parandalojmë një shkelje të marrëveshjeve tona të tjera; për të marrë masa parandaluese ndaj përgjegjësisë; për të mbrojtur të drejtat, pronën, ose sigurinë e faqes, të cilitdo individ, ose të publikut në përgjithësi; për të ruajtur dhe mbrojtur sigurinë dhe integritetin e shërbimeve ose të infrastrukturës sonë; për të mbrojtur veten dhe shërbimet tona nga përdorimet mashtruese, abuzive ose të paligjshme; për të hetuar dhe mbrojtur veten nga pretendime ose deklaratat nga palë të treta; ose për të ndihmuar agjencitë ligjzbatuese të qeverisë.

  8. Mbrojtje e Informacionit. Ne përdorim masa teknike dhe organizative për ta mbrojtur informacion vetjak që marrim për të mos humbur, keqpërdorur dhe ndryshuar pa autorizim dhe për të mbrojtur fshehtësinë e tij. Ne rishikojmë rregullisht procedurat e sigurisë dhe shqyrtojmë teknologji dhe metoda të reja të përshtatshme të sigurisë. Ne përdorim gjithashtu teknologji aktuale të shifrimit për të shifruar transmetimin e të dhënave në faqet tona të hyrjes. Sidoqoftë, ngaqë nuk mund të garantojmë sigurinë e plotë të këtyre teknologjive shifruese, lutemi jini të kujdesshëm kur dërgoni informacion vetjak në internet.

  9. Të Dhëna për Palën e Tretë. Atje ku ligji vendor e lejon, ju mund të dërgoni informacion personal, përfshirë informacion kontakti rreth dikujt tjetër përveç vetes (me fjalë të tjera, një pale të tretë) për të na mundësuar të kontaktojmë me atë person, të bëjmë një dërgesë ose t’i përgjigjemi ndryshe kërkesës suaj. Informacioni i grumbulluar do të përdoret vetëm për të lehtësuar kërkesën tuaj. Kur jepni informacion vetjak për cilindo veç vetes suaj, duhet së pari të merrni pëlqimin e informuar të personit nëse pëlqimi i tij ose i saj kërkohet ligjërisht.

    Nëse ju apo dikush tjetër na ka dhënë informacion kontakti vetjak tuajin dhe ju do të donit të kërkonit që ne të mos ju kontaktojmë më tej, lutemi ndiqni çregjistrimin ose procedurat e daljes, dhënë në një faqe të posaçme, buletin lajmesh, njoftim me postë elektronike, ose të ngjashme.

  10. Grumbullim Pasiv të Dhënash: Teknologji Gjurmimi, Cookies dhe GIF-e Transparente. Kur vizitoni një faqe tonën, shërbimet apo sistemet tona filtruese mund të mbledhin informacion që shfletuesi juaj e dërgon kurdo që vizitoni një faqe interneti. Ky informacion mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në llojin tuaj të shfletuesit, sistemin tuaj operativ, parapëlqimin tuaj të gjuhës, çfarëdo faqeje referuese interneti që patët vizituar përpara se të vinit te faqja jonë, datën dhe orën e çdo kërkese vizitori dhe informacionin që kërkoni në faqet tona.

    Ne gjithashtu përdorim cookie dhe GIF transparent për të mbledhur informacion. Cookie është një pjesë e vogël të dhënash e përdorur për të transferuar informacion qoftë në hard diskun e kompjuterit tuaj ose në shfletuesin tuaj të internetit për qëllime të mbajtjes së të dhënave. Një cookie shërben si një lloj etikete që i lejon faqet tona të njohin shfletuesin tuaj kur ju ktheheni te faqet tona. Një GIF transparent (i njohur gjithashtu si fanar rrjeti [web]) përdoret në kombinim me cookie për të na mundësuar të kuptojmë se si vizitorët ndërveprojnë me faqet tona të internetit. Një GIF transparent është zakonisht një imazh grafik transparent i vendosur në një faqe interneti. Përdorimi i GIF-ve transparente na lejon të ndjekim veprimet tuaja kur ju hapni një faqe interneti dhe e bën më të lehtë për ne të ndjekim dhe regjistrojmë aktivitetet e shfletuesve të njohur. Për shembull, duke përdorur GIF-e transparente, ne mund të gjurmojmë udhën e vizitave të faqeve në një faqe interneti dhe të ndjekim përdorimin gjithsej dhe linjat e trafikut në internet në faqet tona.

    Ne e mbledhim këtë informacion që të kuptojmë më mirë se si i përdorni dhe ndërveproni me faqet tona me qëllim që ta përmirësojmë përvojën tuaj. Ne mundemi gjithashtu ta ndajmë këtë informacion me punonjësit, kontraktuesit, ofruesit e shërbimit dhe subjekteve tona vartëse siç përcaktohet në pjesën 7.

    Ju mund t’i ndryshoni opsionet e shfletuesit tuaj të rrjetit për të ndaluar pranimin e cookie ose që t’ju sinjalizojë përpara se të pranoni një cookie nga faqet që vizitoni. Nëse nuk pranoni cookie, sidoqoftë, ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni disa pjesë ose funksione të faqeve tona.

  11. Përputhja me Rregulloren dhe Pyetje Lidhur me Privatësinë e Informacionit Vetjak. Ne kemi një zyrtar të privatësisë së të dhënave që ndihmon të sigurohet përputhje me këtë Rregullore të Privatësisë dhe u përgjigjet pyetjeve rreth privatësisë së të dhënave ose çështjeve të sigurisë. Ky zyrtar gjithashtu ndihmon edukimin e punonjësve të Kishës lidhur me përputhjen. Pyetjet lidhur me këtë Rregullore të Privatësisë ose të sigurisë së informacionit vetjak që përpunojmë, mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike, faksit ose postës në sa vijon:

    Posta elektronike: DataPrivacyOfficer@ldschurch.org
    Faks: 1-801-240-1187
    Adresa: Data Privacy Office
    50 E. North Temple St.
    Salt Lake City, UT 84150-0018

    Privatësia e Fëmijëve. Ne nuk mbledhim me vetëdije informacion nga fëmijë nën moshën 13 vjeç në shumicën e faqeve tona. Cilado nga faqet tona që mbledh informacion fëmijësh, do ta bëjë këtë me pëlqimin e shprehur paraprak dhe të vetëdijshëm të prindit ose kujdestarit të fëmijës në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Ne rekomandojmë fuqishëm që të miturit nën moshën 18 vjeç të kërkojnë leje nga prindërit përpara se të dërgojnë me internet çfarëdo informacioni vetjak te cilido qoftë, dhe ne i nxitim prindërit t’u mësojnë fëmijëve të tyre rreth praktikave të përdorimit të sigurt të internetit.

  12. Hallka Lidhëse të Palës së Tretë. Ne nuk jemi përgjegjës për praktika ose përmbajtje privatësie të çfarëdo faqe interneti të palëve të treta. Për vetë mbrojtjen tuaj, ju duhet t’i shqyrtoni rregulloret e faqeve të tjera për t’u siguruar që ato u përgjigjen pritshmërive tuaja vetjake të privatësisë.

  13. Ndryshime të Ardhshme të Rregullores së Privatësisë. Ne e rishikojmë rregullisht këtë Rregullore Privatësie dhe mund ta ndryshojmë, modifikojmë, shtojmë ose heqim pjesë sipas nevojës. Nëse e ndryshojmë këtë Rregullore të Privatësisë në mënyra që ndikojnë tek ajo se si e përdorim informacionin tuaj vetjak, ne do t’ju njoftojmë këtu ose në një shënim në faqen tonë kryesore. Ne gjithashtu do të përditësojmë ditën e rishikimit në fund të Rregullores së Privatësisë. Ne ju nxisim ta kontrolloni këtë Rregullore të Privatësisë herë pas here, që të mbeteni të informuar për çfarëdo ndryshimi.

Datë e Hyrjes në Fuqi

Ky variant i Rregullores së Privatësisë hyri në fuqi më 01 shkurt 2012.