mormon.org Në mbarë botën

Përshëndetje, unë jam Ricardo

  • Ricardo Ibanez
  • Ricardo Ibanez
  • Ricardo Ibanez
  • Ricardo Ibanez
  • Ricardo Ibanez
  • Ricardo Ibanez
  • Ricardo Ibanez
  • Ricardo Ibanez

Rreth Meje

Unë jam Rikardo. Jam një njeri që zbavit të tjerët. Punoj si zbavitës turizmi. Jam një udhërrëfyes për udhëtimet turistike, jap mësim në kurse vallëzimi. Më pëlqen të eci, të qesh, të vallëzoj, të lexoj, të përsiat, të dal me bashkëshorten time për një shëtitje dhe për të biseduar. E dua natyrën. Më pëlqejnë filmat e mirë dhe mbi të gjitha më pëlqen të jetoj.

Përse Jam Mormon

Jam mormon sepse e ndiej se kjo Kishë, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, është Kisha e Krishtit në tokë. Të jesh mormon është të jesh i lumtur.

Si e jetoj unë besimin tim

U njoha me Kishën kur isha 12 vjeç, nëpërmjet vëllezërve e motrave të mia më të mëdha, që më vunë në kontakt me misionarët. Ata më mësuan ungjillin dhe më kërkuan të lutem për ta ditur nëse ajo që po më mësonin, ishte e vërtetë dhe unë u luta, dhe në moshën 12-vjeçare arrita ta dija se mesazhi ishte i vërtetë, se Libri i Mormonit ishte fjala e Perëndisë dhe vendosa të pagëzohesha. Gjithë këto vite në Kishë kanë qenë shumë të veçanta. Mora pjesë në seminar, në institut, të cilat janë programe për të rinjtë ku jepet mësim ungjilli. Isha edhe një misionar në një vend të bukur si Bolivia. Kam pasur detyra dhe thirrje të ndryshme në Kishë; një prej të cilave që më ka pëlqyer më shumë, është të shërbej me të rinj si unë në Kishë. Nëpërmjet ungjillit, e kam parë se si është përmirësuar dhe si ka ndryshuar jeta ime. E kam parë ndryshimin edhe te shumë njerëz teksa ata i vënë në zbatim parimet e vërteta që e përbëjnë atë. Ndihem shumë pranë Perëndisë dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit. Unë i dua Ata dhe jam i sigurt se edhe Ata më duan. Kam një dëshmi për këtë ungjill dhe e di me gjithë zemër se është i vërtetë, se Jezu Krishti është një qenie e vërtetë, e ringjallur dhe e pavdekshme. E dua këtë ungjill dhe mësimet e tij.