mormon.org Në mbarë botën

Çfarë është Vegimi i Parë?

Përgjigje Zyrtare

Kur ishte djalë, Jozef Smithi ishte rrethuar nga kisha të ndryshme që, edhe pse nuk binin dakord me njëra tjetrën, secila pretendonte se jepte mësim të vërtetën. Kjo i shkaktoi atij shumë reflektim serioz. Ai donte të dinte se cila kishë ishte e drejtë. Një ditë ai lexoi një fragment në Bibël që thotë: “Në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet" (Jakob [Bibël] 1:5). Jozefi vendosi ta pranojë ftesën për t’i kërkuar Perëndisë.

Në pranverën e 1820-ës Jozefi shkoi në një korije me pemë pranë shtëpisë së tij dhe u lut që të mësonte se me cilën kishë duhej të bashkohej. Në përgjigje të lutjes së tij, Ati Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, iu shfaqën atij. Jozefi shkroi: “Kur drita pushoi mbi mua, unë pashë dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërcejnë të gjitha përshkrimet, duke qëndruar mbi mua në ajër. Një prej tyre më foli, duke më thirrur në emër dhe tha, duke treguar tjetrin – Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atë!" Jozefit iu tha të mos bashkohej me asnjë nga kishat që ekzistonin në atë kohë pasi autoriteti i priftërisë dhe Kisha që Jezu Krishti pati organizuar kur Ai ishte në tokë ishin humbur ndër shekuj.

Vegimi i Parë i Jozef Smithit shënoi fillimin e Rivendosjes së Kishës së Jezu Krishtit në tokë. Tregimi i shkruar i Jozefit për këtë ngjarje është një dëshmi e fuqishme e asaj që ai pa dhe përjetoi. (Joseph Smith – Historia Kapitulli 1 vargjet 8–17.)