mormon.org Në mbarë botën

Kush e themeloi mormonizmin dhe Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

Përgjigje Zyrtare

Në pranverën e 1820-ës, një djalë 14-vjeçar, i quajtur Jozef Smith, shkoi në një korije me pemë pranë shtëpisë së tij në Palmira të Nju-Jorkut, dhe u lut që të mësonte se me cilën kishë duhej të bashkohej. Në përgjigje të lutjes së tij, Perëndia, Ati, dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, iu shfaqën atij, njësoj siç qenie qiellore u qenë shfaqur profetëve si Moisiu dhe Pali në kohët biblike. Jozefi mësoi se Kisha e organizuar fillimisht nga Jezu Krishti nuk ishte më në tokë.

Jozef Smithi ishte zgjedhur nga Perëndia për të rivendosur Kishën e Jezu Krishtit në tokë. Gjatë 10 vjetëve që pasuan, Jozefi u vizitua nga lajmëtarë të tjerë qiellorë, përktheu Librin e Mormonit me anë të fuqisë së Perëndisë dhe mori autoritetin hyjnor për të organizuar Kishën. Kisha u organizua në Fajetë të Nju-Jorkut, më 6 prill 1830, nën udhëheqjen e Jozef Smithit. Ajo është rritur në një organizatë me anëtarë dhe bashkësi kudo në botë.