mormon.org Në mbarë botën

Si mund ta ndalim përhapjen dhe ndikimin e pornografisë?

Përgjigje Zyrtare

Presidenti Gordon B. Hinkli, Presidenti i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, tha: “Një kthim te mësimet e Perëndisë do të bëjë më shumë se gjithçka tjetër për ta mbajtur anijen e shtetit tonë në një drejtim të qëndrueshëm ndërsa lundron duke hyrë në shekullin e tretë të ekzistencës kombëtare. Këtu është përgjigjja ndaj konflikteve që na rrethojnë. Këtu është përgjigjja ndaj ligësive të pornografisë…" (Teachings of Gordon B. Hinckley, f. 18).

Duke folur për përgjegjësinë qytetare të atyre që i kundërvihen pornografisë, Presidenti Hinkli tha gjithashtu: “Ndërtimi i ndjesisë publike fillon me disa zëra të zellshëm. Unë nuk jam ai që mbron bërtitjen sfiduese ose tundjen e grushteve dhe bërjen e kërcënimeve në fytyrën e ligjvënësve. Por unë jam një që beson se ne duhet t’ua shprehim seriozisht e sinqerisht bindjet tona atyre që u është dhënë përgjegjësia e rëndë e bërjes dhe e zbatimit të ligjeve tona. Fakti i hidhur është që pakica që thërret për liberalizim më të madh, që shet dhe sheh pornografi, që nxit dhe ushqen pamje të shthurura, bën që të dëgjohen zërat e tyre derisa ata të legjislaturave tona mund të arrijnë të besojnë se ajo që thonë përfaqëson vullnetin e shumicës. Ne nuk ka gjasa ta marrim atë për të cilën nuk e ngremë zërin. Le të dëgjohen zërat tanë. Unë shpresoj se ato nuk do të jenë zëra të çjerrë, por shpresoj se ne do të flasim me një bindje të tillë që ata të cilëve u flasim, do të dinë për forcën e ndjenjës sonë dhe sinqeritetin e përpjekjes sonë" (Teachings of Gordon B. Hinckley, f. 130).