mormon.org Në mbarë botën

Çfarë Është Shlyerja e Jezu Krishtit? Përse ishte e nevojshme për Jezu Krishtin që ta sakrifikonte jetën e Tij?

Përgjigje Zyrtare

Është e pamundur të shprehet me fjalë kuptimi i plotë i Shlyerjes, që është ngjarja më e rëndësishme dhe më e jashtëzakonshme në historinë e botës. Nëpërmjet vuajtjes së Tij në Kopshtin e Gjetsemanit dhe në kryq, Shpëtimtari shleu për mëkatet tona. Ky është lajmi i mirë për të gjithë njerëzit!

Ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht se si Jezusi vuajti për mëkatet tona. Por ne e dimë se në Kopshtin e Gjetsemanit, pesha e mëkateve tona e bëri Atë të ndiente një agoni të tillë saqë i rrodhi gjak nga çdo por (Doktrina e Besëlidhje 19:16–17).

Më vonë, ndërsa Ai varej në kryq, Jezusi ndjeu përsëri peshën e mëkateve tona, madje ndërsa Ai me vullnet vuajti një vdekje të dhimbshme nëpërmjet një prej metodave më mizore të njohura ndonjëherë. Jezusi Krishti, faqe 462 thotë: “Duket se, përveç vuajtjes së frikshme në lidhje me kryqëzimin, agonia e Gjetsemanit kishte ndodhur, e zmadhuar përtej fuqisë njerëzore për të duruar. Në orën më të hidhur Krishti që po vdiste ishte vetëm, vetëm në realitetin më të tmerrshëm."

Shpëtimtari na tregon:

“Pasi vër re, unë … i kam vuajtur këto gjëra për të gjithë, që ata të mos vuajnë… po aq sa unë." (Doktrina e Besëlidhje 19:16–17)

Jezu Krishti bëri atë që vetëm Ai mund ta bënte për të shlyer për mëkatet tona. Për ta bërë Shlyerjen e Tij plotësisht të efektshme në jetën tonë vetjake, ne duhet të kemi besim te Krishti, të pendohemi për mëkatet tona, të pagëzohemi dhe të konfirmohemi nga dikush që ka autoritet, të marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë, t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, të marrim ordinancat e shenjta dhe të përpiqemi të bëhemi si Ai. Ndërsa i bëjmë këto gjëra nëpërmjet Shlyerjes së Tij, ne mund të kthehemi për të jetuar me Të dhe me Atin tonë Qiellor përgjithmonë.