mormon.org Në mbarë botën

Kush e shkroi Librin e Mormonit?

Përgjigje Zyrtare

Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër që Jezu Krishti vërtet jetoi, që Ai ishte dhe është Biri i Perëndisë. Ai përmban shkrimet e profetëve të lashtë. Një nga këta, Lehi, jetoi në Jerusalem rreth 600 vjet pr.K. Perëndia e urdhëroi Lehin të udhëhiqte një grup të vogël njerëzish për në kontinentin amerikan. Atje ata u bënë një qytetërim i madh.

Perëndia vazhdoi të thërrasë profetë midis këtyre njerëzve. Libri i Mormonit është një përmbledhje e shkrimeve të profetëve dhe e mbajtësve të analeve të tyre. Ai është quajtur sipas Mormonit, një nga këta profetë të lashtë të fundit.

Këta profetë dinin rreth planit të Atit Qiellor për fëmijët e Tij dhe misionin e Jezu Krishtit. Ata shënuan se Krishti u shfaq, pas Ringjalljes së Tij, te njerëzit në Amerikë, u mësoi atyre ungjillin e Tij dhe formoi Kishën e Tij midis tyre. Libri përmban mësimet e Jezu Krishtit, duke dëshmuar për Shlyerjen e Tij dhe dashurinë e Tij. Ai mbështet dhe vërteton Biblën.

Libri i Mormonit përfundon me një premtim të madh se ata që e lexojnë dhe luten sinqerisht rreth tij, mund ta dinë me anë të Frymës së Shenjtë që ai është i vërtetë (Moroni 10:4).