mormon.org Në mbarë botën

Cilat janë disa nga mënyrat me të cilat Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i ndihmon të tjerët nëpër botë?

Përgjigje Zyrtare

Ungjilli i Jezu Krishtit jep mësim se njerëzit duhet të mbajnë barrët e njëri-tjetrit (Galatasve 6:2). Kudo në botë, kur komunitetet pësojnë shkatërrime madhore dhe ndeshen me vështirësi përtej aftësisë së tyre për t’iu përgjigjur, Kisha është e përgatitur për të ofruar ndihmë që është dhënë prej anëtarëve të saj.

Ndihma mbështet njerëzit që janë në nevojë, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, etnike apo kombësinë. Ndihma humanitare ka arritur në 147 vende dhe vlerësohet në dhjetëra miliona dollarë çdo vit.

Shoqata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një organizatë e Kishës që:

  • Shpërndan ushqim.
  • Siguron ndihmë në kohë shkatërrimesh si vullnetarë që ndihmojnë për pastrimin, përdorimin e kishave për strehim si dhe ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore falas.
  • Financon dhe nxit projekte në dobi të komuniteteve të goditura.
  • Jep mësim për mbështetjen te vetja.
  • I ndihmon njerëzit të fillojnë ndërmarrje të vogla biznesi në vetë shtëpitë e tyre.

Vizitoni faqen e sponsorizuar nga KishaProvident Living Web site [faqja Të Jetuarit me Maturi] për informacion shtesë mbi përpjekjet humanitare të Kishës.