mormon.org Në mbarë botën

A u kërkohet të gjithë mormonëve të shërbejnë një mision?

Përgjigje Zyrtare

Ka një traditë të fortë të shërbimit misionar në Kishë. Shpëtimtari na mësoi: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt" (Mateu 28:19). Anëtarët e Kishës e konsiderojnë privilegj ta tregojnë dashurinë e tyre për popujt e tjerë dhe Zotin duke ndarë ungjillin.

Misionarët në përgjithësi fillojnë të shërbejnë kur janë 18 deri në 20 vjeç. Shumë të rritur pensionistë, burra, gra dhe çifte të martuara shërbejnë gjithashtu në misione. Misionarët shërbejnë nga 18 muaj deri në 2 vite. Misionet janë vullnetare dhe misionarët nuk paguhen për shërbimin e tyre. Misionarët vijnë nga e gjithë bota dhe shërbejnë kudo që Kisha i thërret. Ndërsa shërbejnë me kohë të plotë, misionarët janë përfaqësues zyrtarë të Kishës.