mormon.org Në mbarë botën

A mund të jenë një bashkëshort dhe një bashkëshorte së bashku përgjithmonë? A besojnë mormonët se familjet do të jetojnë së bashku në qiell?

Përgjigje Zyrtare

Marrëdhëniet familjare mund të vazhdojnë përgjithmonë – jo vetëm në këtë jetë.

Ashtu si shumë nga gëzimet më të ëmbla të jetës mund të vijnë nëpërmjet lidhjeve familjare, humbja e një anëtari të dashur të familjes mund të jetë një burim i hidhërimeve tona më të thella.

Jezu Krishti u dha fuqi dishepujve të Tij për të vulosur së bashku familje përgjithmonë kur Ai tha: “Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej".(Mateu 16:19).

Vdekja nuk duhet të jetë fundi i marrëdhënieve tona me ata që i duam fort. Zoti i zbuloi Jozef Smithit se “po ai shoqërim që ekziston mes nesh këtu, do të ekzistojë mes nesh atje [në përjetësi], … veçse do të jetë me lavdi të përjetshme" (Doktrina e Besëlidhje 130:2).

Anëtarët e familjes që e pranojnë Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe ndjekin shembullin e Tij, mund të jenë së bashku nëpërmjet ordinancave të shenjta që kryhen në tempujt e shenjtë të Perëndisë. Këto ordinanca vulosin një burrë dhe një grua së bashku për gjithë përjetësinë dhe fëmijët me prindërit e tyre si një familje e përjetshme. (Shih: “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës")