mormon.org Në mbarë botën

Si mund ta rrisim besimin tonë te Jezu Krishti?

Përgjigje Zyrtare

Profeti Alma te Libri i Mormonit e krahasoi besimin me një farë. Nëse mbillni një farë dhe e ushqeni, nëse është një farë e mirë, ajo do të rritet dhe përfundimisht do të sjellë frut (Alma 32:28–43). Është e njëjta gjë me besimin. Nëse jeni i bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë, e studioni fjalën e Tij dhe keni dëshirë të besoni te Krishti, besimi do të rritet brenda jush.

  • Unë besoj se ne mund ta rritim besimin tonë te Krishti çdo herë që bëjmë vullnetin e Tij. Është kaq e lehtë!! Ne bëjmë atë që është e drejtë, dhe ne ndiejmë gëzim, ose paqe, menjëherë!! Çfarë përgjigje tjetër mund të dëshirojmë? Ashtu si Vetë Shpëtimtari dha mësim: “Ata të cilët bëjnë vullnetin e Perëndisë, do ta dinë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime”. Unë, Vivian Munjozi, e di vetë se Zoti KURRË nuk foli nga Vetja!! Ai është Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë, Zoti ynë dhe Shpëtimtari ynë, dhe çdo herë që unë bëj vullnetin e Tij dhe jam një grua e drejtë e besnike, unë sërish përjetoj premtimin e fuqishëm që Ai na bën neve: Ne do ta dimë nëse Ai me të vërtetë është Ai që thotë se është!!! Dhe unë e ndiej sërish se kjo është e vërtetë!!! Shfaq më shumë

Asnjë Rezultat