mormon.org Në mbarë botën

Kujt ia atribuoni ju rritjen e Kishës?

Përgjigje Zyrtare

Gordon B. Hinkli, President i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ka thënë: “[Njerëzit] shohin në këtë Kishë një spirancë në botën e vlerave të ndryshueshme. Familja po copëtohet në Amerikë dhe nëpër botë. Ne po i vëmë theks të fortë familjes. Kjo është tërheqëse për njerëzit. Ata e pëlqejnë këtë. Ata e mirëpresin këtë. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe ne e ofrojmë atë ndihmë.

Për më tepër, ajo i jep qëllim jetës…. Ne u përgjigjemi pyetjeve të vjetra si ‘Nga erdha unë’? Përse jam këtu? Ku po shkoj? Këto pyetje të mëdha fetare janë bërë nga njerëzit gjatë gjithë kohëve. Ne u japim atyre një siguri për çka janë, bij dhe bija të Perëndisë. Fëmi i Per’ndis’ jam. Ne kemi një këngë që e thotë atë. Ne e besojmë atë. Është një fakt për ne. Njerëzit gjejnë ngushëllim. Ata gjejnë paqe. Ata gjejnë forcë në të.

“Dhe në organizim ata gjejnë shoqërim. Ata gjejnë miq. Ne jemi një Kishë shumë miqësore. Ne jemi një Kishë shumë e lumtur. Ne jemi një popull i lumtur që shkon përpara dhe të tjerët e pëlqejnë këtë."