mormon.org Në mbarë botën

Cili është roli i bashkëshortit dhe i bashkëshortes në familje?

Përgjigje Zyrtare

Fëmijët janë një bekim i mrekullueshëm. “Bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti" (Psalmeve 127:3).

Rritja e një fëmije nuk është e lehtë. Në fakt, ajo është një nga përgjegjësitë më sfiduese dhe rraskapitëse që kemi në jetë. Por prindërimi i mirë është jetik – për shoqërinë dhe për Zotin.

Edhe nëna edhe babai kanë një rol të nevojshëm dhe të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të tyre. Puna e prindërve në shtëpi do të jetë më e efektshme nëse përparësitë e tyre të para janë Perëndia, njëri-tjetri dhe fëmijët e tyre.

Një shtëpi që është e sigurt, ku fëmijët mund të rriten mendërisht, emocionalisht, fizikisht dhe shpirtërisht, kërkon besim dhe përpjekjet më të mira të prindërve që punojnë së bashku. (shih “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës").

Në një shtëpi të tillë, fëmijët mësojnë ta duan dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit. Ata mësojnë të mbajnë urdhërimet e Perëndisë dhe të jenë qytetarë të mirë. Shtëpi të tilla i bekojnë fëmijët dhe komunitetet e tyre.