mormon.org Në mbarë botën

Përse ishte e nevojshme një Rivendosje e Ungjillit? A nuk e kemi pasur gjithmonë Biblën?

Përgjigje Zyrtare

Një rënie e përgjithshme jashtë së vërtetës ndodhi pas vdekjes së Apostujve të Krishtit. Kjo është quajtur Braktisja (Amos 8:11–12; Veprat e Apostujve 20:29–30; 2 Timoteut 4:3).

Kur Jezu Krishti jetoi në tokë, Ai themeloi Kishën e Tij. Pas Ngritjes së Tij në qiell, Apostujt e Tij kryen veprën e Tij nën drejtimin e Tij, nëpërmjet zbulesës dhe me autoritetin e priftërisë së Tij.

Pasi Apostujt dhe shumë anëtarë të drejtë të Kishës u vranë dhe anëtarë të tjerë u shkëputën nga e vërteta, Zoti e tërhoqi autoritetin e priftërisë dhe Kishën e Tij nga toka. Pa autoritetin e priftërisë së Perëndisë, Kisha nuk vepronte më siç e kishte krijuar Krishti. Ordinancat u ndryshuan dhe shumë të vërteta të qarta dhe të thjeshta humbën. Ndërkohë që shumë njerëz të mirë dhe disa të vërteta mbetën, Kisha origjinale humbi.

Apostujt profetizuan për shmangien ose Braktisjen. Një shembull është letra e Palit drejtuar Thesalonikasve (2 Thesalonikasve 2:1–3).

Apostulli Pjetër profetizoi “ripërtëritje[n e] të gjitha gjërave" përpara Ardhjes së Dytë të Krishtit (Veprat e Apostujve 3:19–21). Duke pas qenë humbur për shkak të Braktisjes, Kisha e Krishtit dhe autoriteti i Tij duhej të rivendoseshin në tokë. Kjo Rivendosje do të bënte të disponueshme mundësinë për të gjithë që të marrin edhe një herë të gjitha bekimet e ungjillit të Jezu Krishtit.

Vegimi i Parë i Jozef Smithit shënoi fillimin e Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit në tokë. Në vitet pasues, Krishti rivendosi priftërinë e Tij dhe riorganizoi Kishën e Tij. Ai ka vazhduar t’u zbulojë të vërteta profetëve të Tij dhe të rivendosë bekimet që ishin hequr nga toka për një kohë.