mormon.org Në mbarë botën

Përse familja është aq e rëndësishme për mormonët?

Përgjigje Zyrtare

Familjet tona sigurojnë një bazë për një pjesë të madhe të rritjes që përjetojmë në jetë.

Në familjet tona ne dashurojmë, shërbejmë, japim mësim dhe mësojmë nga njëri-tjetri. Ne ndajmë gëzimet dhe trishtimet tona. Lidhjet familjare mund të na sjellin sfida të vështira, por ato na japin gjithashtu forcë dhe një pjesë të lumturisë sonë më të madhe.

Familja është qendrore në planin e Perëndisë për fëmijët e Tij. Ajo është gjithashtu njësia qendrore e shoqërisë dhe mjeti për të sjellë fëmijë në botën ku ata mund t’i duan, t’u sigurohet për jetën dhe t’u mësohen e vërteta dhe drejtësia (shih “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës").

Ndonëse nuk mund t’i zgjedhim kushtet e lindjes sonë, ne mund të zgjedhim çdo ditë që t’i bëjmë familjet tona më të forta dhe më të lumtura. Është e mundur që individët të kthehen në praninë e Perëndisë dhe që familjet të bashkohen përjetësisht.