mormon.org Në mbarë botën

Cili është qëndrimi i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme lidhur me homoseksualitetin dhe martesën me të njëjtën gjini?

Përgjigje Zyrtare

Në Bibël Pali u predikoi romakëve se sjellja homoseksuale ishte mëkatare (shih Romakëve 1:24–32). Në kohët e Dhiatës së Vjetër Moisiu përfshiu në ligjin e tij se marrëdhëniet homoseksuale qenë kundra ligjit të Perëndisë (shih Levitiku 20:13)

Presidenti Gordon B. Hinkli, president i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, bëri deklaratën e mëposhtme rreth homoseksualitetit: “Ne besojmë se martesa midis një burri dhe një gruaje është e shuguruar nga Perëndia. Ne besojmë se martesa mund të jetë e përjetshme përmes ushtrimit të fuqisë së priftërisë së përjetshme në shtëpinë e Zotit. (“Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës" që u shkrua nga dymbëdhjetë Apostujt e sotëm nëpërmjet frymëzimit nga Zoti).

Njerëzit pyesin për pozicionin tonë ndaj atyre që e konsiderojnë veten të ashtuquajtur gej dhe lesbike. Përgjigjja ime është se ne i duam ata si bij dhe bija të Perëndisë. Ata mund të kenë disa dëshira që janë të fuqishme dhe që mund të jenë të vështira për t’u frenuar. Shumica e njerëzve kanë prirje të një lloji apo një tjetri në periudha të ndryshme. Nëse nuk veprojnë sipas këtyre prirjeve, atëherë ata mund të shkojnë përpara siç bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë të Kishës. Nëse shkelin ligjin e dëlirësisë dhe standardet morale të Kishës, atëherë ata i nënshtrohen disiplinës së Kishës, ashtu si dhe të tjerët.

Ne duam t’i ndihmojmë këta njerëz, t’i forcojmë ata, t’u rrimë pranë në problemet e tyre dhe t’i ndihmojmë për vështirësitë e tyre. Por ne nuk mund të rrimë duarkryq nëse ata përfshihen në veprimtari të pamoralshme, nëse përpiqen të mbështesin e të mbrojnë dhe të jetojnë në një situatë të ashtuquajtur martesë brenda të njëjtës gjini. Të lejoje diçka të tillë do të ishte të mos i jepje rëndësi pikërisht themelit të rëndësishëm dhe të shenjtë të martesës së miratuar nga Perëndia dhe pikërisht qëllimit të saj [në] ndërtimin e familjeve" (Ensign, nëntor 1998, f. 71).