mormon.org Në mbarë botën

Përse lejohen vetëm disa mormonë të futen në tempuj? A bëhet ndonjë gjë sekrete në tempujt mormonë? Çfarë ndodh në tempujt mormonë?

Përgjigje Zyrtare

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka më shumë se 100 tempuj që funksionojnë nëpër botë. Vizitorët janë të mirëpritur t’i vizitojnë terrenet e tempujve në të gjithë këta tempuj dhe të marrin pjesë në shtëpitë e hapura përpara përkushtimit. Sidoqoftë, vetëm anëtarë të pagëzuar që janë të kualifikuar dhe të përgatitur lejohen të hyjnë në një tempull pasi është përkushtuar.

Në tempuj, anëtarët e Kishës marrin pjesë në ordinanca të caktuara për t’i bashkuar familjet e tyre së bashku përgjithmonë dhe për t’i ndihmuar ata të kthehen te Perëndia. Në tempull, anëtarët:

  • Mësojnë të vërteta të përjetshme.
  • Marrin ordinanca të shenjta, përfshirë ato që lidhin bashkëshortin dhe bashkëshorten së bashku për përjetësi, si dhe që i bashkojnë fëmijët dhe prindërit (Malakia 4:5–6).
  • Sigurojnë ordinanca të tilla si pagëzimi për ata që kanë vdekur pa pasur mundësinë të marrin ungjillin e Jezu Krishtit. (1 Korintasve 15:29; 1 Pjetër 4:6)