mormon.org Në mbarë botën

Mormonët besojnë se Jezu Krishti është Shpëtimtari i tyre. Përse na duhet një Shpëtimtar?

Përgjigje Zyrtare

Ju mund të faleni për mëkatet tuaja nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit me anë të procesit të pendimit. Ngaqë Ati Qiellor e dinte se ne do të bënim ndonjëherë zgjedhje të gabuara, Ai siguroi një udhë që ne të falemi për mëkatet tona. (Gjoni 3:16). Ai siguroi një Shpëtimtar, Jezu Krishtin, i cili vuajti për mëkatet tona në Kopshtin e Gjetsemanit dhe në kryq, në mënyrë që, kur pendohemi sinqerisht, ne të mund të falemi. (Libri i Mormonit, Mosia 4:6).

Kur pendohemi sinqerisht, ne:

  • Ia rrëfejmë mëkatin edhe Perëndisë edhe dikujt që është dëmtuar nga mëkati ynë. Në raste mëkati të rëndë, rrëfimi duhet të bëhet tek autoriteti i duhur i priftërisë.
  • Kërkojmë falje nga Perëndia dhe nga cilido që kemi dëmtuar.
  • Kur është e mundur, e ndreqim dëmin që kemi bërë.
  • Braktisim mëkatet tona.
  • Përpiqemi t’i mbajmë urdhërimet.

Pendimi i sinqertë sjell paqe dhe falje. Perëndia ka premtuar: “Vini re, ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet dhe unë, Zoti, nuk i kujtoj më ato" (Doktrina e Besëlidhje 58:42).