Çfarë bëhet me të dhjetën që paguajnë mormonët?

Parimi i së dhjetës ose dhënia vullnetarisht e një të dhjetës së të ardhurave të një personi për punën e Perëndisë, ka qenë e njohur qysh në kohët e Dhiatës së Vjetër. Abrahami i paguante të dhjetat te Melkizedeku (Zanafilla 14:17–20).
Ligji i së dhjetës është mënyra se si Zoti e financon Kishën e Tij. Sot të gjithë anëtarët besnikë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kontribuojnë me një të dhjetën e të ardhurave të tyre si e dhjetë. Fondet e të dhjetave përdoren për:
- Ndërtimin e tempujve, kishave dhe ndërtesave të tjera.
- Sigurimin e fondeve operative për Kishën.
- Financimin e programit misionar (Kjo nuk përfshin shpenzimet misionare vetjake.)
- Përgatitjen e materialeve që përdoren në klasat dhe organizatat e Kishës.
- Punën në tempuj, historinë familjare dhe shumë funksione të tjera të rëndësishme të Kishës.
- Arsimimi.
Kur Zoti e kujtoi popullin e Tij për këtë ligj nëpërmjet profetit Malakia në Dhiatën e Vjetër, Ai premtoi t’i bekonte ata që qenë të gatshëm të paguanin një të dhjetë të ndershme (Malakia 3:10).