mormon.org Në mbarë botën

Çfarë është priftëria?

Përgjigje Zyrtare

Priftëria është autoriteti për të vepruar në emrin e Perëndisë Po ai autoritet priftërie që ishte në Kishën fillestare krijuar nga Jezu Krishti, është në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme sot. Kisha drejtohet dhe udhëhiqet nëpërmjet këtij autoriteti.

Të gjithë anëtarët meshkuj të Kishës që janë të përgatitur, e marrin priftërinë me qëllim që të ndihmojnë për të udhëhequr Kishën dhe për t’u shërbyer fëmijëve të Atit Qiellor. Një burrë me priftëri mund të shërbejë në disa nga mënyrat e mëposhtme:

  • Duke udhëhequr bashkësi në Kishë
  • Duke kryer ordinancat e Kishës, të tilla si pagëzimi
  • Duke bekuar ata që janë të sëmurë

Perëndia pret nga ata që mbajnë këtë autoritet të shenjtë të priftërisë, të ndjekin shembullin e Jezu Krishtit dhe të shërbejnë me dashuri, butësi dhe dashamirësi.