mormon.org Në mbarë botën

Përse mormonët i pagëzojnë anëtarët e tyre të rinj?

Përgjigje Zyrtare

Jezu Krishti dha mësim se ne duhet të pagëzohemi me anë të zhytjes (Marku 16:16; 3 Nefi 11:21–26). Ai dha Vetë shembullin duke u pagëzuar për të “përmbush[ur] çdo drejtësi" (Mateu 3:15).

Ne pagëzohemi nga dikush që ka autoritetin e priftërisë së Perëndisë për heqjen e mëkateve. (Veprat e Apostujve 2:38, Veprat e Apostujve 22:16). Ne pagëzohemi gjithashtu që të bëhemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë (Gjoni 3:5).

Nëpërmjet ordinancës së pagëzimit, ne bëjmë një premtim, që quhet besëlidhje me Perëndinë. Ne premtojmë ta pranojmë Krishtin, të bëhemi ndjekës të Tij dhe të mbajmë urdhërimet e Tij deri në fund të jetës sonë. Në kthim, Ati ynë Qiellor premton të falë mëkatet tona dhe të na lejojë të kthehemi të jetojmë me Të, nëse i mbajmë besëlidhjet tona.