mormon.org Në mbarë botën

Cili besojnë mormonët se është qëllimi i jetës?

Përgjigje Zyrtare

A keni menduar ndonjëherë se duhet të ketë diçka më shumë në jetë se sa thjesht të jetuarit nga dita në ditë? Ka – shumë më tepër. Jeta juaj ka një qëllim hyjnor.

Perëndia, Ati juaj Qiellor, ka përgatitur një plan të mrekullueshëm për lumturinë tuaj. Kur ju kuptoni se Perëndia ka një plan për ju, është më e lehtë për të kuptuar përse jeni në këtë tokë. Perëndia do që të gjithë fëmijët e Tij të përparojnë dhe të bëhen më shumë si Ai. Kjo kohë në tokë ofron mundësi për ju që të rriteni dhe të përparoni. Ardhja këtu ju lejon që të:

  • Merrni një trup fizik.
  • Ushtroni lirinë e zgjedhjes dhe mësoni të zgjidhni midis së mirës dhe së keqes.
  • Mësoni dhe fitoni përvojë që do t’ju ndihmojë të bëheni më shumë si Ati juaj Qiellor.
  • Formoni marrëdhënie familjare që mund të bëhen të përjetshme.

Duke ndjekur planin e Atit tonë Qiellor, ju – si të gjithë fëmijët e Tij – mund të ktheheni një ditë të jetoni me Të dhe me të dashurit tuaj. Ju mund të keni paqe më të madhe në këtë jetë dhe gëzim të përjetshëm në jetën që vjen.