mormon.org Në mbarë botën

Çfarë besojnë mormonët rreth Biblës? A e konsiderojnë si Shkrim të Shenjtë dhe fjalë të Perëndisë?

Përgjigje Zyrtare

Shumë nga shkrimet tona të shenjta kanë ardhur nëpërmjet apostujve dhe profetëve. Nëpërmjet apostujve dhe profetëve Perëndia u ka dhënë fëmijëve të Tij shkrime të paprekshme që quhen shkrime të shenjta. Shkrimet e shenjta mund t’ju ndihmojnë të njihni Perëndinë, dashurinë e Tij për ju dhe mësimet e Tij. Për botën e krishterë koleksioni më i mirënjohur i shkrimeve të shenjta është Bibla e Shenjtë. Përveç Biblës, Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme i pranojnë librat e mëposhtëm si shkrime të shenjta:

  • Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit, një anal i veprimeve të Perëndisë me banorët e Amerikës antike (2000 pr.K. – 400 ps.K.).
  • Doktrina e Besëlidhje, një koleksion i zbulesave dhe thënieve të frymëzuara dhënë për krijimin dhe rregullimin e Kishës së Jezu Krishtit në ditët e fundit (1830 ps.K. – 1978 ps.K.).
  • Perla me Vlerë të Madhe, një përzgjedhje e zbulesave, përkthimeve dhe shkrimeve të Jozef Smithit.