mormon.org Në mbarë botën

Kush e zgjedh profetin mormon?

Përgjigje Zyrtare

Jezu Krishti është Kreu i kësaj Kishe. Thirrja dhe caktimi i një Profeti të Gjallë drejtohet nga Ai, Kisha e të Cilit ajo është.

Pas vdekjes së Profetit Jozef Smith në Kartheixh të Ilinoisit, Brigam Jangu e udhëhoqi Kishën për në luginën e Solt-Lejkut dhe drejtoi rritjen dhe zgjerimin e saj kudo në Perëndim. Pas vdekjes së tij, Apostulli më i vjetër, Xhon Tejlor, u bë Presidenti i tretë i Kishës. Pas vdekjes së çdo Presidenti të Kishës, Apostulli më i vjetër bëhet Presidenti i radhës. Që nga Brigam Jangu, Kisha është udhëhequr nga:

  • Xhon Tejlor (John Taylor) – 1877-1887
  • Uilford Udraf (Wilford Woodruff) – 1887-1898
  • Lorenco Snou (Lorenzo Snow) – 1898-1901
  • Jozef F. Smith (Joseph F. Smith) – 1901-1918
  • Hiber J. Grant (Heber J. Grant) – 1918-1945
  • Xhorxh Albert Smith (George Albert Smith) – 1945-1951
  • Dejvid O. Mek-Kei (David O. McKay) – 1951-1970
  • Jozef Filding Smith (Joseph Fielding Smith) – 1970-1972
  • Harold B. Li (Harold B. Lee) – 1972-1973
  • Spenser W. Kimball (Spencer W. Kimball) – 1973-1985
  • Ezra Taft Benson (Ezra Taft Benson) – 1985-1994
  • Hauard W. Hanter (Howard W. Hunter) – 1994-1995
  • Gordon B. Hinkli (Gordon B. Hinckley) – 1995-2008
  • Tomas S. Monson (Thomas S. Monson) – 2008-2018
  • Russell M. Nelson—2018-vazhdim

Çdo president i Kishës zgjedh këshilltarë nga anëtarë të denjë dhe të aftë. Së bashku, këta burra formojnë Presidencën e Parë të Kishës. Bashkë me Dymbëdhjetë Apostujt, ata drejtojnë Kishën.