mormon.org Në mbarë botën

Kush është profeti mormon sot?

Përgjigje Zyrtare

Perëndia ka thirrur profetë që ta udhëheqin Kishën e Tij në kohën tonë, ashtu siç Ai bëri në lashtësi. Profeti i tanishëm dhe Presidenti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Russell M. Nelson. Ai ndihmohet nga dy këshilltarë – Dallin H. Oaks dhe Henry B. Eyring. Së bashku, ata formojnë Presidencën e Parë të Kishës (ashtu si Pjetri, Jakobi dhe Gjoni pas vdekjes së Krishtit).

Të gjithë anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve janë apostuj dhe profetë. Apostujt e tanishëm janë:

  • M. Russell Ballard
  • Jeffrey R. Holland
  • Dieter F. Uchtdorf
  • David A. Bednar
  • Quentin L. Cook
  • D. Todd Christofferson
  • Neil L. Andersen
  • Ronald A. Rasband
  • Gary E. Stevenson
  • Dale G. Renlund
  • Gerrit W. Gong
  • Ulisses Soares