mormon.org Në mbarë botën

A besoni vërtet se ka një profet si Moisiu të gjallë sot?

Përgjigje Zyrtare

Gjatë gjithë historisë, Perëndia ka zgjedhur profetë, të tillë si Noeu, Abrahami, Moisiu dhe të tjerë, për të dhënë mësim ungjillin dhe për të drejtuar Kishën e Tij. (Amos 3:7). Kjo nuk është ndryshe sot. Ne të gjithë kemi nevojë për drejtimin e Perëndisë në një botë që herë-herë është çoroditëse. Ngaqë Perëndia i do fëmijët e Tij, Ai vazhdon të dërgojë profetë të gjallë. Jozef Smithi (1805–1844) ishte profeti i parë për kohën tonë. Tomas S. Monsoni është profeti i zgjedhur i Perëndisë sot.

Ashtu si Perëndia i udhëhoqi izraelitët për të dalë nga skllavëria te një vend më i mirë nëpërmjet profetit të Tij Moisi, Ai i udhëheq fëmijët e Tij sot për një jetë më të lumtur, më paqësore kur ata zgjedhin të ndjekin profetin e Tij të gjallë. Ne ju ftojmë të dëgjoni fjalët e profetëve të gjallë dhe të merrni parasysh se si njohja e vullnetit të Perëndisë mund t’i sjellë dobi jetës suaj.