mormon.org Në mbarë botën

A e praktikojnë mormonët poligaminë?

Përgjigje Zyrtare

Presidenti Gordon B. Hinkli, presidenti i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, bëri deklaratën e mëposhtme në vitin 1998 rreth pozitës së Kishës mbi martesën me më shumë se një grua:

“Kjo Kishë nuk ka të bëjë fare me ata që praktikojnë poligaminë. Ata nuk janë anëtarë të kësaj Kishe…. Nëse ndonjë nga anëtarët tanë gjendet duke praktikuar martesën me më shumë se një grua, ai shkishërohet, ndëshkimi më i rëndë që Kisha mund të japë. Ata jo vetëm që janë të përfshirë kështu në shkelje të drejtpërdrejtë të kodit civil, por janë në shkelje të ligjit të kësaj Kishe."

Në kohë të ndryshme, Zoti e ka urdhëruar popullin e Tij të praktikojë martesën me më shumë se një grua. Për shembull, Ai ia dha këtë urdhër Abrahamit, Isakut, Jakobit, Moisiut, Davidit dhe Salomonit (Doktrina e Besëlidhje 132:1). Herë të tjera Zoti ka dhënë udhëzime të tjera. Në Librin e Mormonit, Zoti i tha profetit Jakob: “Pasi nuk do të ketë ndonjë burrë mes jush që të ketë më shumë se një bashkëshorte; dhe, ai nuk do të ketë asnjë konkubinë … Pasi në qoftë se unë, thotë Zoti i Ushtrive, do ta rris farën për veten time, unë do ta urdhëroj popullin tim; përndryshe ata do t’u vënë veshin këtyre gjërave (Jakobi [LiM] 2:27–30).

Në këtë periudhë ungjillore, Zoti i urdhëroi disa nga shenjtorët e hershëm të praktikonin martesën me më shumë se një grua. Profeti Jozef Smith dhe ata pranë tij, duke përfshirë Brigam Jangun dhe Hiber C. Kimballin, u sfiduan nga ky urdhërim, por ata iu bindën. Udhëheqësit e Kishës e disiplinuan praktikën. Ata që hynin në të, duhej të ishin të autorizuar për ta bërë këtë dhe martesat duhej të kryheshin nëpërmjet fuqisë vulosëse të priftërisë. Në 1890-ën, Presidenti Uilford Udraf mori një zbulesë që udhëheqësit e Kishës duhej ta ndërprisnin dhënien mësim të praktikës së martesës me shumë gra (Deklarata Zyrtare 1).

Ligji i Zotit për martesat është monogamia përveç nëse ai urdhëron ndryshe, për të ndihmuar në vendosjen e Shtëpisë së Izraelit (shih Encyclopedia of Mormonism v. 3, f. 1091-1095).