mormon.org Në mbarë botën

Cila është pozita e Kishës mbi abortin?

Përgjigje Zyrtare

Në vitin 1973, Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme bëri deklaratën vijuese lidhur me abortin, e cila është ende e vlefshme sot:

“Kisha e kundërshton abortin dhe i këshillon anëtarët e saj që të mos i nënshtrohen apo kryejnë abort përveç në raste të rralla kur, sipas opinionit të këshillës kompetente mjekësore, jeta ose shëndeti i mirë i gruas është seriozisht në rrezik ose kur shtatzënia është shkaktuar nga përdhunimi dhe shkakton traumë të rëndë emocionale te nëna. Madje dhe atëherë duhet të bëhet pas këshillimit me autoritetin kryesues vendor të priftërisë dhe pas marrjes së pohimit hyjnor nëpërmjet lutjes."