mormon.org Në mbarë botën

Përse mormonët kryejnë pagëzime me mëkëmbës në tempujt e tyre?

Përgjigje Zyrtare

Jezu Krishti na mësoi se pagëzimi është thelbësor për shpëtimin e të gjithë atyre që kanë jetuar në tokë (shih Gjoni 3:5). Shumë njerëz, sidoqoftë, kanë vdekur pa u pagëzuar. Të tjerë qenë pagëzuar pa autoritetin e përshtatshëm. Ngaqë Perëndia është i mëshirshëm, Ai ka përgatitur një mënyrë për të gjithë njerëzit që të marrin bekimet e pagëzimit. Duke kryer pagëzime me mëkëmbës në emër të atyre që kanë vdekur, anëtarët e Kishës ofrojnë këto bekime për paraardhësit e vdekur. Këta individë në jetën tjetër mund të zgjedhin të pranojnë ose jo atë që është bërë në emër të tyre.