mormon.org Në mbarë botën

Përse mormonët bëjnë pagëzime për të vdekurit?

Përgjigje Zyrtare

Jezusi Vetë, edhe pse pa mëkat, u pagëzua për të përmbushur gjithë drejtësinë dhe për të treguar udhën për gjithë njerëzimin (shih Mateu 3:13–17; 2 Nefi 31:5–12). Kështu, pagëzimi është thelbësor për shpëtimin në mbretërinë e Perëndisë. Ne mësojmë në Dhiatën e Re se pagëzimet për të vdekurit qenë bërë gjatë kohës së Apostullit Pal (shih 1 Korintasve 15:29). Kjo praktikë është rivendosur me krijimin e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Profeti Jozef Smith për herë të parë dha mësim rreth ordinancës së pagëzimit për të vdekurit gjatë një shërbese mortore në gusht të 1840-ës. Ai lexoi shumicën e 1 Korintasve 15, përfshirë vargun 29 dhe shpalli se Zoti do t’i lejonte anëtarët e Kishës që të pagëzoheshin në emër të miqve dhe të afërmve të tyre që ishin larguar nga kjo jetë. Ai u tha atyre se “plani i shpëtimit ishte projektuar për të shpëtuar të gjithë ata që ishin të gatshëm për t’iu bindur kërkesave të ligjit të Perëndisë" (Journal History of the Church, 15 gusht 1840).

Ngaqë jo të gjithë ata që kanë jetuar në tokë e kanë pasur mundësinë të pagëzohen nga autoriteti i përshtatshëm gjatë jetës në tokë, pagëzimet mund të kryhen nga një mëkëmbës, domethënë një person i gjallë mund të pagëzohet për një person të vdekur. Pagëzimet për të vdekurit kryhen nga anëtarë të Kishës në tempujt kudo në botë. Njerëzit herë pas here kanë pyetur veten nëse mbetjet mortore të të vdekurve preken disi në këtë proces; ato nuk preken. Personi që vepron si mëkëmbës përdor vetëm emrin e të vdekurit. Për të ndaluar përsëritjen, Kisha mban një dokument për personat e vdekur që janë pagëzuar. Disa janë keqkuptuar se mos kur kryhen pagëzime për të vdekurit, emrat e personave të vdekur shtohen te dokumentet e anëtarësisë së Kishës. Por nuk është kështu.