mormon.org Në mbarë botën

Çfarë mësimi jep mormonizmi lidhur me pagëzimin?

Përgjigje Zyrtare

“Ne besojmë se nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet, me anë të bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të Ungjillit" (Nenet e Besimit 1:3). Pagëzimi në ujë është një ordinancë thelbësore për shpëtimin tonë. Duke u pagëzuar, ne i tregojmë Perëndisë se jemi të gatshëm të jemi të bindur ndaj urdhërimeve të Tij. Jezusi dha shembullin për ne duke u pagëzuar, edhe pse Ai ishte pa mëkat (shih Mosia 18:8–10). Shpëtimtari ia zbuloi Profetit Jozef Smith mënyrën e duhur të pagëzimit, duke sqaruar se ordinanca duhet të kryhet nga një person që e ka autoritetin e priftërisë dhe të bëhet nëpërmjet zhytjes (shih Doktrina e Besëlidhje 20:72–74).

Zhytja është simboli i vdekjes së jetës mëkatare të një personi dhe i rilindjes në një jetë shpirtërore, që i kushtohet shërbimit ndaj Perëndisë dhe fëmijëve të Tij. Ajo është edhe simbol i vdekjes edhe i ringjalljes. (Shih Romakëve 6:3–6) Fëmijët e vegjël shëlbohen nëpërmjet mëshirës së Jezu Krishtit. Ata janë “të gjallë në Krisht" dhe nuk mund të mëkatojnë. Ata nuk kanë nevojë për pagëzim derisa të kuptojnë ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Zoti ka zbuluar se fëmijët duhet të pagëzohen në moshën tetëvjeçare. (Shih Libri i Mormonit, Moroni 8:8-24; Doktrina e Besëlidhje 29:46-47, 68:27)