mormon.org Në mbarë botën

Përse Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme thirret mormonët ose mormonizëm?

Përgjigje Zyrtare

Në 1838-tën, Jozef Smithit iu tregua në një zbulesë se Kisha duhet të quhet Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Doktrina e Besëlidhje 115:4). Kisha është njohur me atë emër qysh nga ajo kohë. Gordon B. Hinkli, Presidenti i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e ka theksuar emrin e saktë të Kishës, duke thënë:

“Ne besojmë në Jezu Krishtin si Birin e Perëndisë. Emri zyrtar i Kishës është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe Ai është figura qendrore në të gjithë adhurimin tonë.

Kisha mban emrin e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë, Shëlbuesit të botës. Është emri i Tij me anë të të cilit kjo Kishë quhet zyrtarisht.

Sa për termin shenjtorë të ditëve të mëvonshme, anëtarët e Kishës së Krishterë në lashtësi quheshin shenjtorë (shih Veprat e Apostujve 9:32, Efesianëve 2:19, Filipianëve 1:1). Ata ishin shenjtorë të ditëve të mëparshme. Ne jemi shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Është kaq e thjeshtë.

Ne shpesh quhemi mormonë. Është një nofkë që na është dhënë sepse besojmë te Libri i Mormonit si fjalë e Perëndisë, një libër që shkon në përputhje të plotë me Biblën, duke u bërë një dëshmi e dytë për Jezu Krishtin."