mormon.org Në mbarë botën

Për çfarë përdoren tempujt mormonë?

Përgjigje Zyrtare

Tempujt janë shtëpi të Zotit, ndërtesat më të shenjta në tokë.

Në lashtësi, Zoti e udhëzoi Salomonin të ndërtonte një tempull (1 Kronikave 28:1–6). Ky tempull ishte vendi ku Perëndia mund të banonte, ishte vend lutjeje, ishte vend sakrifice dhe ishte vend ku parimi dhe besëlidhja e sakrificës ishte themelore për të adhuruar.

Në kohën e Rivendosjes, Zoti e urdhëroi Jozef Smithin që të ndërtonte përsëri tempuj në tokë. Si tempujt e lashtë, tempujt e sotëm janë gjithashtu vende të shenjta ku Perëndia mund të banojë; ato janë vende lutjeje dhe, edhe pse ne nuk ofrojmë më flijime kafshësh ngaqë kjo u ndalua kur Jezu Krishti u bë Sakrifica e Përjetshme për mëkatet tona, parimi dhe besëlidhja e sakrificës është themelore për adhurimin tonë në tempull.

Në tempuj, anëtarët e Kishës marrin pjesë në ordinanca të caktuara për t’i bashkuar familjet e tyre përgjithmonë së bashku dhe për t’i ndihmuar ata të kthehen te Perëndia.

Në tempull anëtarët:

  • Mësojnë të vërteta të përjetshme.
  • Marrin ordinanca të shenjta, përfshirë ato që lidhin bashkëshortin dhe bashkëshorten së bashku për përjetësi, si dhe bashkojnë fëmijët dhe prindërit (Malakia 4:5–6).
  • Sigurojnë ordinanca të tilla si pagëzimi për ata që kanë vdekur pa pasur mundësinë të marrin ungjillin e Jezu Krishtit. (1 Korintasve 15:29); 1 Pjetër 4:6)