mormon.org Në mbarë botën

Si mund të gjej dikë me të cilin të flas, personalisht, rreth fesë mormone?

Përgjigje Zyrtare

Faleminderit për interesimin tuaj për të mësuar më shumë rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ne ju ftojmë që:

Të flisni me një anëtar të Kishës.
Të adhuroni me ne.

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme jetojnë kudo në botë. Ata janë të gatshëm të ndajnë ndjenjat dhe besimet e tyre me ata që janë të interesuar. Nëse njihni ose takoni anëtarë të Kishës, ju ftojmë t’u tregoni atë që keni mësuar në këtë faqe interneti dhe t’i diskutoni pyetjet tuaja me ta.

Nëse nuk njihni ndonjë anëtar të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne ju ftojmë të bisedoni me përfaqësues të Kishës për të mësuar më shumë mbi informacionin që keni parë në këtë faqe. Lutemi telefononi 1-888-537-6600 (vetëm në SHBA dhe Kanada) ose përdorni formularin e mëposhtëm që të organizoni që këta përfaqësues të vizitojnë shtëpinë tuaj dhe të ndajnë disa mësime të Krishtit që u përgjigjen pyetjeve të jetës dhe i kanë ndihmuar njerëzit për të gjetur lumturi më të madhe.